Bujar Osmani: Angazhimi i madh i NATO-s vlen shumë për Ballkanin Perendimor

Maqedonia

Bujar Osmani: Angazhimi i madh i NATO-s vlen shumë për Ballkanin Perendimor

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin ministror të NATO-s, i cili u mbajt në selinë e Aleancës, në Bruksel.

Në kuadër të takimit, aleatët diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë ndërkombëtare, duke rikonfirmuar unitetin e palëkundur dhe mbështetjen e përbashkët për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, ata iu referuan prioriteteve të Aleancës në prag të Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm, në Uashington.

Osmani përshëndeti angazhimin e fuqishëm të NATO-s dhe angazhimin e shtuar në Ballkanin Perëndimor, si një rajon me rëndësi strategjike të Aleancës.

“Koordinimi i ngushtë ndërmjet NATO-s dhe BE-së është veçanërisht i rëndësishëm, ndërsa përshpejtimi i proceseve integruese euroatlantike është thelbësor për konsolidimin e stabilitetit në rajon dhe parandalimin e ndikimeve destabilizuese nga palët e treta”, theksoi Osmani.

Në të njëjtën kohë, u theksua mbështetja e fortë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s, ku aleatët shprehën pritshmërinë e tyre për anëtarësimin sa më të shpejtë të Suedisë si një anëtare e plotë e Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat