Detaje nga aksioni policor në Shkup

Maqedonia

Detaje nga aksioni policor në Shkup

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Nga Prokuroria njoftojnë se nga bastisjet e sotme në rajonin e Shkupit, në bashkëpunim me policinë, janë arrestuar 9 persona, ndërsa 2 të tjerë janë të pakapshëm për organet e rendit, shkruan TV21. Bëhet fjalë për rastin e rrënimit të hotelit “Shar An” në Çarshinë e Shkupit.

Prokuroria ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për personat në fjalë, pasi të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale si shoqërim kriminel, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si dhe dëmtim ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore ose gjërave të rralla natyrore.

“I dyshuari i parë, si kryetar i Bordit të drejtorëve të një shoqërie aksionare, me qëllim arritjeve të përfitimeve pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe anëtarët e tjerë të grupit, nuk i ka kryer autorizimet e tij zyrtare të përcaktuara në Statutin e Shoqërisë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Buxhetin e RMV-së.

Ai, ndonëse e dinte se hotel “Shar An”, i cili gjendet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfaqëson trashëgiminë kulturore dhe është pjesë e një kompleksi monumental të mbrojtur dhe nuk mund të shitet, ai nuk ka ndërmarrë asgjë sipas kompetencave ligjore për mbrojtjen e objektit, por kërkoi nga disa prej anëtarëve të grupit që të kryenin prishjen dhe shkatërrimin e paligjshëm të tij”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Prokurorisë, ku theksohet se me prishjen e objektit buxheti i shtetit është dëmtuar për 180.000.000,00 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat