Qytetarët në Tetovë për ndihmën për nxënësit: Të kemi kujdes kujt ia japim votën

Maqedonia

Qytetarët në Tetovë për ndihmën për nxënësit: Të kemi kujdes kujt ia japim votën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Qytetarët

Vendimi i Qeverisë së RMV-së për të ndihmuar nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura të ulta, ka shkaktuar kaos para institucioneve, në të cilat qytetarët kërkojnë të marrin dokumente.

Kjo ka shkaktuar edhe revoltën e tyre, të cilët shprehen të pakënaqur me mënyrën se si pushtetarët ndihmojnë qytetarët. Të anketuar nga Telegrafi Maqedoni qytetarët thonë se nuk është normale që brenda një periudhe të shkurtë të mblidhen të gjithë ato dokumente që i kërkojnë institucionet.

“S’ka informacione sa duhet. Nuk është normale, kjo është lojë”, tha një qytetar.

“Sot dëgjuam që e kanë ndryshuar ligji, kjo është pozitive. Qytetarët janë të revoltuar nga kjo lojë e pushtetarëve. Afati është i shkurtë ndërsa kërkojnë shumë dokumente. Populli duhet të vetëdijësohet që në zgjedhjet e ardhshme të mendojmë se kujt duhet t’ia japim votën”, tha një qytetar tjetër.

Ndryshe, pasi Qeveria njoftoi se do të jep ndihmë financiare prej 1200 deri 1800 denarë për nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore më pak se 50 mijë denarë, në Agjencinë për Punësim në Tetovë u krijuan radhë të gjata të popullatës. Ndërsa pas kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi se ka ndryshuar procedurat për shfrytëzimin e masës dhe mjetet nxënësit do të mund t’i marrin me vërtetime për xhirollogaritë në banka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat