Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Petrovec të Shkupit dhe Berovë

Maqedonia

Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Petrovec të Shkupit dhe Berovë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Temperatura më të ulëta -3 gradë celsius janë matur mëngjesin e sotëm në Shkup-Petrovec dhe Berovë, ndërsa mbulesa e borës në Mavrovë është 30 centimetra, njoftojnë nga DPHM.

-2 gradë janë matur në Strumicë dhe Demir Kapi, -1 Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, zero në Shtip, Kumanovë, Veles, Kavadar, 1 gradë në Kriva Pallankë, 3 Prilep, Dibër, Mavrovë, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit, 4 Manastir, Dojran, Vinicë, 5 Tetovë, Krushevë, 6 Pretor dhe 7 gradë në Ohër.

Trashësia e borës në orën 7 është 12 centimetra në Krushevë dhe 10 centimetra në Kodrën e Diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat