Tetovari e gjenë një çantë me para dhe ia kthen pronarit, policia përshëndet gjestin e tij

Maqedonia

Tetovari e gjenë një çantë me para dhe ia kthen pronarit, policia përshëndet gjestin e tij

Më: 3 janar 2024 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një person nga Tetova gjeti një çantë me para në denarë dhe euro, karta bankare, çelësa dhe dokumente personale. Ai e dorëzoi në polici dhe kërkoi të gjente pronarin dhe të kthente atë që kishte humbur.

Çanta i ka rënë nga pakujdesia një burrë nga Shkupi, i cili duke udhëtuar përgjatë autostradës për në Tetovë është ndalur në një pikë karburanti.

Policia ka nisur menjëherë kërkimin për të zotin e çantës dhe e ka gjetur pas rreth tre orësh e gjysmë. Ai ishte një banor i Shkupit, i cili ka udhëtuar për në Ohër, me shumë gjasa për të pritur Vitin e Ri.

“Më datë 31.12.2023, në ora 10:45, një person me çantë i është afruar shërbimit patrullues para hyrjes në Tetovë dhe ka lajmëruar se e ka gjetur në një pikë karburanti. Pas marrjes së masave, efektivët e policisë kanë gjetur pronarin rreth orës 14:20 dhe i kanë kthyer gjithçka. SPB Tetovë e mirëpret procedurën e tetovarit dhe apelon qytetarët që ta ndjekin këtë shembull”, tha SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat