Pendarovski për M-NAV: Interesi personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik

Maqedonia

Pendarovski për M-NAV: Interesi personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:22
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski dënon me vendosmëri sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e punonjësve të atij institucioni dhe personave të tjerë të cilët pa autorizim kanë hyrë në objektet e tyre.

“Në të njëjtën kohë, mbështet iniciativën e Qeverisë, e cila njoftoi ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për situatën në institucion dhe puna e të cilave është thelbësore për funksionimin e sigurt të trafiku ajror.

Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe mbështetjen e plotë të presidentit Pendarovski për zbardhjen sa më të shkurtër të ngjarjeve të ndodhura në M-NAV dhe duke pasur parasysh se ato kanë ndodhur në një objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike në vend, kualifikimi i veprimeve të paligjshme duhet të marrë parasysh kërcënimin e mundshëm për sigurinë në trafikun ajror ndërkombëtar”, thotë Pendarovski.

Presidenti Pendarovski edhe një herë thekson se interesi personal apo politik i askujt nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin normal të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat