Dy persona të ngecur në malin e Galicicës janë shpëtuar me sukses

Maqedonia

Dy persona të ngecur në malin e Galicicës janë shpëtuar me sukses

Më: 12 janar 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Njësia e shpëtimit malor nga Ohri ka realizuar një aksion të suksesshëm për evakuimin e personave të bllokuar në malin Galiçicë.

“Sot në orën 12:56 në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK është raportuar për dy persona të ngecur në borë me veturë “Mercedes” në Galiçicë afër kishës së Shën Naumit, në rrugën që është e mbyllur për trafik” njofton të Qendra për Menaxhimin e Krizave.

QMK-ja ka njoftuar menjëherë Njësinë e Shpëtimit Malor nga Ohri, nga ku janë lokalizuar dy personat e ngecur në borë në Galiçicë dhe janë shpëtuar në kohën optimale, si dhe është nxjerrë edhe automjeti i bllokuar.

Aksioni u mbyll plotësisht dhe me sukses në orën 14:15. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat