LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

Maqedonia

LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës së Lartë është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetarët dhe drejtësinë në vend, theksojnë nga koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim.

“Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare.

Lidhja Europiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Këshillit Gjyqësor, Besa Ademi, por edhe angazhimit të tyre që në Maqedoninë e Veriut të fitojë drejtësia”, thuhet në komunikatë.

Nga atje shtojnë se sot dështuan vetëm partitë në pushtet, gjykatësit e tyre dhe ata funksionarë që pa ndërprerje kërkojnë ta kthejnë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, duke ia vjetërsuar lëndët si dhe punojnë pandërprerë ta shpëtojnë Sasho Mijallkovin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat