​Talat Xhaferi deklarohet pas pranimit të detyrës: Kushtetuta dhe ligji, baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim

Maqedonia

​Talat Xhaferi deklarohet pas pranimit të detyrës: Kushtetuta dhe ligji, baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim

Më: 29 janar 2024 Në ora: 08:40 Përditësuar në ora: 11:00 më 29.01.2024
Talat Xhaferi

Xhaferi pas pranimit të detyrës: Kushtetuta dhe ligji, baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas pranimit të detyrës, u shpreh se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilës ai do ta mbeshtes çdo veprim dhe vendim në qeveri.

Ai u shpreh se detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.

“Shpreh kënaqësinë dhe përgjegjësinë për detyrën që e mora përsipër duke e përsëritur atë që kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri”.

“Detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike të rregullta presidenciale me 24 prill dhe 8 maj dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 8 maj 2024 dhe për këtë qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore”.

“Në bashkëpunim me kuvendin, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, BE dhe ShBA, do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale, organizative dhe operative për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, duke synuar mundësimin e standardeve më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vet zgjedhjeve, që të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë”, është shprehur ai.

​Talat Xhaferi sot merr detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat