Taravari: Pasi bëra publik qëndrimin politik, jam dëshmitar i mrekullisë së një populli

Maqedonia

Taravari: Pasi bëra publik qëndrimin politik, jam dëshmitar i mrekullisë së një populli

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Arben Taravari

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka shpallur qëndrimin e tij politik në një postim të fundit në Facebook, ku ka theksuar nevojën për një Ndryshim të Madh, duke bashkëpunuar me opozitën shqiptare. Taravari ka shprehur gëzimin e tij për reagimet pozitive dhe mbështetjen e qindra-mijëra njerëzve, duke e quajtur këtë një dëshmi të mrekullisë së një populli.

“E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!
Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!

Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!

Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese… Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!” ka shkruar ai në postimin e tij në platformën Fcebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat