Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, 85 kuvendarë mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

Maqedonia

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, 85 kuvendarë mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:05
Ilustrim

85 anëtarë të Kuvendit të ASH-së kanë nënshkruar deklaratën mbështetëse për Arben Taravarin dhe bashkëpunimin me opozitën shqiptare.

Dhënia e nënshkrimeve u bë sonte, në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Arben Taravari. Nga partia e ASH-së thanë se nga 140 anëtarë të Kuvendit Qendror sa ka partia, 85 kanë dhënë nënshkrimin për Taravarin, ndërsa prezent në mbledhjen e sotme në Kumanovë kanë qenë 75. Të pyetur për 10 anëtarët tjerë, ata thanë se për shkak të presioneve të ndryshme nuk kanë mund të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Taravari në fjalimin e tij tha se “ndryshimi ka nisur dhe se ASH-ja do të jetë ajo që do t’i prijë ndryshimit”.

“Sot fillon ndryshimi, por fitorja do të jetë më 8 maj. Ditët numërohen dhe besoj se ky entuziazëm do të qëndrojë edhe më tej. Shumë anëtarë të partive tjera i bashkëngjiten ASH-së. Shumë njerëz që skanë votuar më thonë se tani do ta votojnë ASH-në”, tha Taravari.

Ai tha se ASH-ja nuk do të jetë në Qeveri me parti që nuk përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe nuk janë pro anëtarësimit të vendit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat