Fati i ASH në RMV pas përçarjeve, flet Taravari

Maqedonia

Fati i ASH në RMV pas përçarjeve, flet Taravari

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:29
Arben Taravari

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka folur lidhur me përçarjet brenda kësaj partie, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare.

Në një lidhje për Euronews Albania, Taravari tha se në ASH janë dy grupime të ndryshme, njëri që kërkon që në zgjedhje të shkohet bashkë me BDI-në dhe tjetri që kërkon që ASH ta bëjë betejën e vetme.

Sipas tij, grupimi i dytë ka edhe pjesën më të madhe të mbështetjes, kauzë e të cilit sipas tij është ndryshimi dhe afrimi i vendit me Bashkimin Europian.

Taravari shprehu bindjen se në zgjedhjet e 8 majit ASH do ta prijë ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.

“Në aleancë fatkeqësisht kemi dy grupe, një që është shumë i afruar me BDI-në që kanë bindjen se ASH duhet të dalë me BDI në zgjedhje dhe një grup tjetër prej 70-80 % të anëtarësisë dhe votuesve të aleancës, që si forca kryesore politike shqiptare në këto 10 vite në RMV, të cilët kërkojnë që edhe në këto zgjedhje ASH ta bëjë betejën e vetme.

Është e shëndetshme që të ndodhë një rotacion politik. Konstatuam se ASH duhet ta prijë betejën e sjelljes së ndryshimit në kampin politik shqiptar. S’kam dyshim se në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ASH do ta prijë ndryshimin.

Ne kemi kauzën tonë politike, ajo është ndryshimi. Gjykatat le të vendosin kujt i takojnë vulat e partisë. Ne kemi kauzën, që mirëpritet mirë të qytetarët shqiptarë. Kauza jonë është ndryshimi dhe rruga drejt BE-së”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat