Mickoski: BE të hap negociatat me Maqedoninë, sipas shembullit të Ukrainës

Maqedonia

Mickoski: BE të hap negociatat me Maqedoninë, sipas shembullit të Ukrainës

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:28
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se nëse BE dëshiron në çdo kohë mund të caktojë datë për bisedime me Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tërhoqi një paralel me shembullin e Ukrainës e cila mori vendim për hapjen e bisedimeve me Brukselin në muajin dhjetor.

Mickoski kërkoi që të mos ketë konsensus për Maqedoninë, ashtu siç nuk kishte as për Ukrainën.

“Në samitin e fundit në dhjetor, shikuam se rregulli i konsensusit nuk vlen dhe të mos e shfrytëzojnë si argument, por ta lusin përfaqësuesin bullgar ta lëshon hapësirën dhe të shkojë në hapësira tjera të pijë kafe ose ndonjë gjë tjetër”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se ka ardhur koha që Evropa përfundimisht t’i tregojë këtij populli se çka planifikon të bëjë me këtë shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat