Konferenca CIVIL: Maqedonia në BE, sfidat dhe perspektivat

Maqedonia

Konferenca CIVIL: Maqedonia në BE, sfidat dhe perspektivat

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:29
Konferenca CIVIL

Disa profesorë dhe ekspertë diskutuan në konferencën e organizuar nga CIVIL, “#MKvoEU: Sfidat dhe perspektivat”.. Profesoresha Ana Cupesca theksoi rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për procesin e integrimit europian, duke theksuar se miratimi i tyre është mëse i nevojshëm për të hapur negociatat me BE-në. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për zbatimin e dokumenteve strategjike kombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, duke përfshirë strategjitë për ndërkulturalizëm dhe antidiskriminimin.

Në lidhje me transmetimin publik, profesori Sefer Tahiri argumentoi se ky proces nuk është i balancuar dhe duhet të jetë në shërbim të gjithë palëve, jo vetëm të opozitës. Ai gjithashtu theksoi nevojën për transparencë në procesin e anketimit publik.

Profesori Katerina Kolozova foli për rëndësinë e lidhjes së arsimit me industrinë për të përparuar ekonomikisht, duke theksuar nevojën për inovacione teknologjike për të qenë konkurrues në nivel global.

Aleksandar Novakovski theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, megjithëse vuri në dukje mundësinë e një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mosrealizimin e votimit me postë për diasporën, duke vlerësuar se kjo mund të rezultojë në një pjesëmarrje të ulët.

Marjan Zabrchanec dhe diskutuan për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit, duke theksuar se këto nisma janë komplementare dhe ndihmojnë në përgatitjen për anëtarësim në BE. Ata po ashtu u përqendruan në përfitimet e bashkëpunimit rajonal në fushën ekonomike dhe sociale.

Drejtori i CIVIL-it, Jabir Derala, foli për ndikimin e Rusisë në Maqedoni, veçanërisht në politikë dhe media, duke theksuar nevojën për të demaskuar këtë ndikim dhe për të zbuluar hapur se si Rusia ndikon në shoqërinë civile të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat