Dita e parafundit e fushatës, kandidatët për president me tubime përmbyllëse

Maqedonia

Dita e parafundit e fushatës, kandidatët për president me tubime përmbyllëse

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:17
Ilustrim

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut është futur në ditët e fundit. Kandidatët për president edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e tyre dhe takimet me qytetarët.

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski, nga Shkupi tha se “qytetarët e dijnë mjaft mirë se cili program është real dhe cili është ngecje në vend”.

“Ky president dhe ky grup politik asnjëherë nuk kanë dhënë shpresa dhe premtime të rreme për realizimin sa më të shpejtë të synimeve strategjike të shtetit. Dhe sot para jush nuk po them se Maqedonia do të jetë vendi më i zhvilluar në Evropë për vetëm disa vite, nuk po premtoj se i gjithë procesi do të zgjasë vetëm disa muaj, por po them dhe duke përsëritur gjithandej se rreziku më i madh është nëse u japim një shans atyre për të cilët kemi parë se si sundojnë popullin për 11 vjet”, theksoi Pendarovski.

OBRM-PDUKM dhe koalicioni kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në komunën e Dellçevës. Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Vankova nga tubimi në Delçevë tha se “patjetër duhet të de privatizohet dhe de personalizohet politika”.

“Shumë shumë me rëndësi dhe në çka patjetër të kujdesemi është t’i japim fund pronësisë personale apo kolektive të Maqedonisë, të shtetit, të institucioneve”, tha Gordana Siljanovska-Davkova.

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, programin për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale e kanë prezantuar para qytetarëve në Karposh. Kandidati për president Stevço Jakimovski tha synimi i tyre do të jetë që të rinjtë të mos ikin nga vendi, dhe ata që janë larguar të kthehen.

“Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të mos ikin nga vendi, duhet të krijojmë kushte që ata që janë larguar të kthehen”, tha kandidati për president Stevço Jakimovski.

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani, ka mbajtur sonte ka mbajtur tubim qendror në Shkup, prej ku u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që për hir të së ardhmes europiane t’i lënë anash inatet e së kaluarës.

“Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë!” tha Osmani.

Kandidatja e “Të majtës” për president, Biljana Vankovska theksoi se në programin e saj, ekologjia luan një rol shumë të rëndësishëm. Ajo tha se edhe në raport me shtetet fqinje, Maqedonia vazhdimisht hesht, për fqinjësi të mirë dhe në dëm tonin.

“Do të kthehem në raportet tona me Greqinë por edhe me Shqipërinë, trekëndëshi. Këtu ne jemi mundësi të vërtetë të testojmë se sa jemi të aftë të krijojmë relacione në plan rajonal, në plan evropian. Të lidhen njerëzit për të mirën e përbashkët”, tha Biljana Vankovska.

Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, sonte kishte tubim në Gostivar. Kandidati për president, Arben Taravari tha se fitoret në këtë qytet renditen që nga vitit 2016 një pas një. Ai tha se nuk ka dyshim që në Gostivar të bëhet diferenca sa më e madhe e mundshme.

“Ne tash jemi radhitë si opozitë e bashkuar shqiptare. Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm. Se më thonë se m’ke premtuar 7000 mijë vota diferencë, prandaj të punojmë këto ditë së bashku dhe ta sjellim fitoren e madhe”, deklaroi Arben Taravari

“Këtë shtet e ka bërë populli maqedonas. Dhe prandaj maqedonasi duhet të ngrihet, të guxojë të thotë – Mjaft! Është koha për ndryshim thelbësor”, tha në Manastir kandidati për president Maksim Dimitrievski.

“Është koha që qytetari të marrë në dorë fatin e tij. Unë do të jem presidenti që do të vijë nga ju qytetarët, do të jem me ju qytetarët dhe do të punoj për ju qytetarët. Jini të guximshëm, mos iu nënshtroni presionit, sepse të gjithë janë parë. Të gjitha tashmë janë lexuar si abetare. Ndryshimet thelbësore vijnë me Lëvizjen ZNAM dhe numrin shtatë”, tha Dimitrievski para qytetarëve të Manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat