KSHZ jep rezultatin përfundimtar në Komunën e Likovës

Maqedonia

KSHZ jep rezultatin përfundimtar në Komunën e Likovës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:35
Taravari/ Osmani

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) publikoi rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë.

Sipas KSHZ-së, me të gjitha vendvotimet e numëruara, Osmani del para Taravarit, përkatësisht, 5541 vota për Bujar Osmanin dhe 3977 vota për kandidatin e VLEN-it, Arben Taravari.

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat