​Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni: Numërohen rreth 78% e votave, ja rezultatet

Maqedonia

​Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni: Numërohen rreth 78% e votave, ja rezultatet

Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:38
Ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar mbi 77 për qind të votave së sotme për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Momentalisht prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 39.64 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.32.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.38 për qind, Arben Taravari nga VLEN 10.20 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.47, Biljana Vankosvka Cvetkovska “E Majta” 4.39 dhe Stevco Jakimovksi, kryetari i Karposhi Shkup me 0.78 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm.

Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317.

Sipas të dhënave të Këshillit Shtetëror Zgjedhor të orës 18:30, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 48.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat