Në Maqedoni rreth 3700 njerëz në vit vdesin nga kanceri

Maqedonia

Në Maqedoni rreth 3700 njerëz në vit vdesin nga kanceri

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:07
Ilustrim

Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, tregojnë se në Maqedoni mesatarisht 3700 persona në vit vdesin nga kanceri, të cilët shumica janë nga rajoni i Pellagonisë, e cila i përfshinë komunat e Manastirit, Demir Hisarit, Krushevës, Prilepit dhe Resnjës.

Në rajonin e Pellagonisë nga kanceri në vitin 2014 kanë vdekur 498 persona, në rajonin e Vardarit dhe në jugperëndim kanë vdekur 298 persona, kurse në rajonin lindor kanë vdekur 355 persona. Të dhënat për vitin 2015 ende nuk janë publikuar, pot informacionet nga organizatat joqeveritare tregojnë se vitin e kaluar nga kjo sëmundje janë regjistruar 4200 persona.

Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se çdo ditë në Maqedoni numri i të sëmurëve nga çfarëdo lloj i kancerit në Maqedoni është 13, në këtë statistikë përfshihen edhe fëmijët. Me këto statistika Maqedonia është në vendin e tretë në Evropë, me personat të cilët vdesin nga kanceri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat