Konevski: Zaev tregoi në Zvicër se kush është inicues i krizës politike në Maqedoni

Maqedonia

Konevski: Zaev tregoi në Zvicër se kush është inicues i krizës politike në Maqedoni

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 15:16
Zoran Zaev

Ivica Konevski, kryetari i komitetit qendror i OBRM-PDUKM-së, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se fillimin i krizës politike në Maqedoni e tregoi Zaev para diasporës shqiptare, duke thënë se Maqedonia është fajtore për marrëdhëniet ndëretnike dhe fqinjësore në rajon.

“Zoran Zaev para diasporës shqiptare tha se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mjaftueshme dhe se duhet që shteti të ridefinohet. Ai është fytyra e shëmtuar e LSDM-së, politikave të këtilla kundër shtetërore duhet tu jepet fund”, deklaroi Konevski.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i Zaevit është që të vijë në pushtet dhe të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat