Analistët: Politika proevropiane triumfon ndaj politikës proruse në Maqedoni

Maqedonia

Analistët: Politika proevropiane triumfon ndaj politikës proruse në Maqedoni

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:58
Ilustrim

Partia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, VMRO_DPMNE-ja njihet në opinion si partia e cila promovonte politikat proruse në Maqedoni, ndërsa partia e kryeministrit aktual, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev njihet në opinion si partia e cila kultivon vlera qytetare dhe evropiane dhe promovon aspiratat e Maqedonisë për integrimet evro-atlantike. 

Analistët politik thonë se në zgjedhjet lokale të 15 tetorit nuk u ndeshën vetëm se koncepetet politike të këtyre dy subjekteve politike për pushtetin lokal, por u ndëshën edhe dy koncepte të politikave globale të Maqedonisë ku triumfojë edhe njëherë politika proevropiane në Maqedoni, pasi që shumica e qytetarëve të Maqedonisë mbështet LSDM-në e Zoran Zaevit.

Kjo është edhe një tregues se qytetarët e Maqedonisë në shumicë janë të përcaktuar për politika proevropiane.

"Zgjedhjet e fundit në raundin e parë të paktën, kanë qenë më demokratiket deri tani por edhe zgjedhje që treguan orientimin e qytetarëve që duke mbështetur forcat proevropiane kundrejt atyre pro ruse, treguan se edhe njerëzit janë për integrimin e vendit në strukturat perëndimore. Njerëzit kishin nevojë për liri, për një ndryshim që ishte i kapur për shumë vite , ishin për një sistem ndryshe që thuajse ishte i ozurpuar  në detajet më të vogla", thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Sipas tij, në Maqedoni në zgjedhjet e fundit nuk ka ndryshuar vetëm kjo, pra vota pro evropiane kundrejt LSDM-së një betejë të vështirë të cilët kaq kohë e ka zhvilluar lideri i saj  dhe kryeministër aktual që sakrifikoi edhe jetën e tij për këtë ndryshim në natën e përgjakshme të 27 prillit, por në Maqedoni në pako me këtë ka ndryshuar edhe koncepti etnik .

"Njerëzit i thanë po partive që kanë edhe koncept qytetarë.Tani e tutje e pranojmë ose jo ne duhet të përgatitemi për këtë koncept qytetarë .Mijëra vota shqiptare në terrenin maqedonas tregon se njerëzit kanë nevojë më jo për fraza nacionaliste fushatash, por për një ardhmëri  dhe perspektivë evropiane.Mjaftonte në Maqedoni që të votohet lirë dhe njerëzit treguan orientimin e tyre evropian.Por në Maqedoni akoma ka struktura politike me mentalitet të vjetër dhe të dyshimtë të cilat me kalimin e kohës do treten sepse konceptet e tyre nuk pijnë ujë në këtë vend evropian", nënvizoi Saliu.

Nga ana tjetër, Naser Pajaziti, opinionist dhe gazetar thekson se afrimi i Nikolla Gruevskit me Rusinë ndodhi kur komuniteti ndërkombëtar e zhveshi ate duke e nxjerrë si një politikan të zhytur në krim dhe korrupsion. 

"Ky ishte një kalkulim I tij që përmes kartës së nacionalizmit dhe lidhjeve me Moskën synonte shpëtimin e regjimit apo kokave të këtij regjimi. Kjo politikë ishte e qartë se Gruevski synonte që të pastrojë miliarda eurot që I ka zhvatur gjatë qeverisjes së tij. Makineria e tij e pushtetit ishte vënë në ofenzive propagandistike për të mbrojtur këto interesa, por edhe për të shpërlarë trurin e një pjese të qytetarëve. Politika me kartën ruse po luhej edhe si metodë përballë SHBA dhe BE. Por edhe ky kalkulim nuk i doli ashtu siç ishte planifikuar. Andaj, përcaktimi i qytetarëve gjithmonë ka qenë drejt strukturave euroatlantike", thekson për Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat