Zaev: Për disa ditë do të kompletohen dikasteret e zbrazura

Maqedonia

Zaev: Për disa ditë do të kompletohen dikasteret e zbrazura

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 21:11
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve tha se beson që për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ministri pa resor për Investime të Huaja dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës.

“Besoj se për disa ditë do të propozohet ministri i Shëndetësisë këtu në Kuvend, ministri pa resor dhe zëvendësministri i arsimit, që të kompletohen të gjithë resorët në Qeveri, ndërsa deri atëherë zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të tjerët në Ministri e kryejnë punën”, tha Zaev.

Gjithsesi, theksoi, kjo nuk është e njëjtë, por kanë kaluar vetëm dhjetë ditë.

“Sa më shpejt që mundemi do të dalim me propozim-vendim”, shtoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat