Deponia ilegale në Likovë, problem i madh për qytetarët

Maqedonia

Deponia ilegale në Likovë, problem i madh për qytetarët

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:04
Deponia ilegale në Likovë

Deponia që gjendet në territorin mes Komunës së Likovës dhe Haraçinës është shndërruar në tmerr të vërtetë për banorët e fshatit Orllancë. Edhe pse largësia ajrore nuk është shumë e afër djegia e mbeturinave dhe era e keqe çdo mëngjes ngulfat banorët e këtij vendbanimi, i cili i takon komunës së Haraçinës.

Banorët thonë se nga deponia nuk mund të zgjohen në mëngjes. Disa herë kanë kërkuar largimin e kësaj deponie.

Nga komuna e Likovës thonë se për momentin ligji nuk lejon që kjo deponi të dislokohet në ndonjë vend tjetër, ndërsa janë duke punuar në krijimin një deponie të përbashkët me komunat tjera.

Banorët e Orllancës verës kanë protestuar për largimin e kësaj deponie, ndërsa në atë kohë nga ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Likovës u premtua se problemi i saj do të zgjidhet shpejtë. Kjo deponi është krijuar në vitin 1997 me vendim e këshillit komunal të asaj kohe dhe nga atëherë deri më tani të gjitha mbeturinat e komunës së Likovës hudhen aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat