MPB vërtetoi se pronari i banesës e ka shkaktuar zjarrin në Shkup

Maqedonia

MPB vërtetoi se pronari i banesës e ka shkaktuar zjarrin në Shkup

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Policia ka konfirmuar se pronari ka shkaktuar zjarrin që shpërtheu dje në një banesë afër Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të MPB-së, dje në orën 10:27 Njësiti për Informacione dhe Komandë në Shkup, ka paraqitur se në rrugën “Dame Gruev” pas Kuvendit, në një banesë në katin e dytë ka zjarr.

“Zyrtarët policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është kapur V.M (39) i cili ka shkaktuar zjarrin. Pas asaj, ai ka sulmuar një polic. Tek polici janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa V.M është dërguar në spitalin “Bardovci”, thonë nga MPB.

Nga ekipi i zjarrfikësve është lokalizuar zjarri dhe është konstatuar se nga flakët e tij është dëmtuar edhe një banesë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat