UNT: Verifikohet mandati i anëtarëve të Senatit

Maqedonia

UNT: Verifikohet mandati i anëtarëve të Senatit

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:17
Aziz Pollozhani

Pas miratimit në kuvend të statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Senati i këtij universiteti ka verifikuar mandatet e anëtarëve të senatit për periudhën 2018-2022, i cili do të përbëhet nga nëntë profesorë universitarë dhe një përfaqësues i studentëve.
 
Miratimi i statutit krijoi mundësinë për konsolidimin e organeve të rregullta të Universitetit “Nënë Tereza”, i cili deri tani ka funksionuar me organe të përkohshme, siç parashihet me ligj, sqaroi rektori i këtij universiteti, Aziz Pollozhani.
 
“Statuti i Universitetit u aprovua për më datën tre të muajit në vijim, me çka u hap edhe rruga për konsolidimin statusor dhe ligjor të organeve të rregullta të Universitetit “Nënë Tereza”, pasi të gjitha organet deri tani kanë qenë organe të përkohshme, sepse ashtu e kërkon ligji”,- tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
 
Pollozhani njëherit theksoi se përveç verifikimit të mandatit të Senatit, procesi i konsolidimit të organeve të përhershme të universitetit vazhdon edhe me zgjedhjen e rektorit dhe dekanëve, për çka tanimë kanë filluar procedurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat