Zaev: Dy Besat mund të mbeten në opozitë

Maqedonia

Zaev: Dy Besat mund të mbeten në opozitë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:02
Zoran Zaev

Të dy krahët e Lëvizjes Besa rrezikojnë që të mbesin në opozitë, nëse bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare bëhen nëpërmes mediumeve. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev i pyetur nga Alsat-M në lidhje me kërkesën e Bilall Kasamit që të gjithë deputet e Besës t’i bashkohen shumicës parlamentare dhe kushtin e Afrim Gashit që Zaev të zgjedh njërin nga dy krahët e Lëvizjes Besa.

“Nuk është në rregull që të bisedohet kështu nëpërmjet mediave. Nëse bisedojmë në nivel të këtillë, janë shumë të mëdha shanset që të mos arrijmë marrëveshje me askënd sepse paraprakisht do të konsiderohen si të dështuara”, tha kryeministri Zoran Zaev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat