Përfaqësuesi i Qeverisë greke: Siç po shihet po largohet mundësia për marrëveshje në ditët e ardhshme

Maqedonia

Përfaqësuesi i Qeverisë greke: Siç po shihet po largohet mundësia për marrëveshje në ditët e ardhshme

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Siç pos shihet po largohet mundësia për marrëveshje në ditët e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së emrit, komenton përfaqësuesi anonim i qeverisë greke, njofton agjencia e lajmeve greke ANA-MPA.

Sipas tijë po largohet mundësia që të ketë bisedime në telefon në mes Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

“IRJM po shihet se ende nuk është e gatshme që të nënshkruaj marrëveshjen për të cilën janë dakorduar në Bruksel të dy ministrat për punë të jashtëm. Sipas asaj mundësie për marrëveshje gjatë ditëve në vijim po shihet se po largohemi. Me të vërtet po largohemi edhe nga pritja e bisedës në telefon në mes të dy kryeministrave, komenton përfaqësuesi i qeverisë greke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat