Hapet pa leje lokali që u mbyll nga Inspeksioni/ Eskalon situata pas ndërhyrjes së Policisë në Mitrovicë

Mitrovica

Hapet pa leje lokali që u mbyll nga Inspeksioni/ Eskalon situata pas ndërhyrjes së Policisë në Mitrovicë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 07:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje në rrugën Agim Ramadani në Mitrovicë është hapur pa leje paraprake lokali “Babylon” i cili ditë më parë ishte mbyllur nga Inspeksioni për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19.

Burime të Sinjalit brenda Policisë tregojnë se me të marrë Policia informacion ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbyllur lokalin mirëpo ata kanë hasur në rezistencë të tre meshkujve.

Kështu si pasojë e eskalimit të situatës lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor dhe një person i sigurimit të lokalit.

Pas shkakimit të lëndimeve trupore ndaj zyrtarit policor dhe sigurimit të lokalit janë arrestuar tre të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat