Deputetja e VV-së viziton banorët e Koshtovës dhe Cerajës që u rrezikuan nga zjarret

Mitrovica

Deputetja e VV-së viziton banorët e Koshtovës dhe Cerajës që u rrezikuan nga zjarret

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:50
Arjeta Fejza

Deputetja e VV-së nga Mitrovica, Arjeta Fejza, ka vizituar fshatrat shqiptare të veriut që u rrezikuan nga zjarri.

Në Koshtovë e Cerajë, deputetja Fejza ka takuar fshatarët që u shqetësuan ditët e fundit.

Ajo ka thënë që do t'ju qëndrojë sa më afër banorëve të kësaj zone.

Postimi i plotë:

Malet e Koshtovës së Vllahisë qenë të prekura nga një shpërthim i madh i zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj mjedisit. Duke qenë nën kontakt të vazhdueshëm me Shtabin Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe banorët kam qenë e njoftuar me të gjitha zhvillimet në këtë zonë.

Në mëngjesin e hershëm të kësaj dite shkova ta shikoj për së afërmi vendin e ngjarjes. Organet përgjegjëse bashkë me Kforin Amerikan e kanë kryer me sukses detyrën e tyre për ta lokalizuar zjarrin e për ta vënë nën kontroll situatën.

Ne do të jemi të pranishëm gjatë gjithë kohës me banorët në këto zona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat