Komuna e Mitrovicës shpërndan 127 motokultivatorë për bujqit

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës shpërndan 127 motokultivatorë për bujqit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 15:34
Bedri Hamza

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për shpërndarjen e 127 motokultivatorëve.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nenkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu.

Njoftimi i Komunës:

“Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat