Në ambientet e komunës së Mitrovicës, është mbajtur takimi i fundit i komisionit vlerësues për përzgjedhjen dhe shqyrtimi e aplikacioneve për banesat sociale në Stantërg.
Komisioni, i cili ishte përbërë nga kryesuesja Lirije Muja, anëtarët Avni Hoti, Albana Fejza, Ruzhdi Ujkani dhe Fehmi Qaushi, kanë marr vendim të premten në lidhje me përzgjedhjen e familjeve për banesat në Standërg.
Lista e përfituesve të banesave dhe lista e të cilëve nuk kanë arritur pikët sipas kritereve vlerësuese, do të publikohet të mërkurën .
Vlen të theksohet se familjet të ciat kanë arritur kriteret e përfitimit të banesave,kanë arritur numrin e pikëve nga 32-54, ndërsa jo përfituesit nga 0 pikë deri në 30 pikë.