Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore 10 mijë euro vetëm për telefona

Mitrovica

Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore 10 mijë euro vetëm për telefona

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:34
Mitrovicë

Ende nuk kanë objekt të vetin, por zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore,  të pakten sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i kanë vënë vetes prioritet blerjen e telefonave të serive të fundit.

Për 10 sish, sipas një njoftimi të KRPP-së, janë ndarë 10 mijë euro, dhe tani është hapur tenderi për ofertuesit.

Por, shefja e administratës së kësaj komune, Adriana Hoxhiq, mohon të jetë shpallur kësi tenderi. Por, këmbëngulë se do të blihen edhe pajisje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat