Daut Haradinaj paralajmëron koalicion me LVV, por Vetëvendosje do të bashkëpunon me Vjosa Osmanin!

Politika

Daut Haradinaj paralajmëron koalicion me LVV, por Vetëvendosje do të bashkëpunon me Vjosa Osmanin!

Nga: A.Z Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, habiti jo pak kur deklaroi ditë më parë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Lidhur me një koalicion të mundshëm me VV-në, qoftë para apo paszgjedhor, deputeti Pal Lekaj, ka deklaruar se AAK në çdo kohë ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti që ka mandate në Kuvend, dhe sipas tij kjo i bën mirë vendit, për të zgjidhur të gjitha problemet që i ka Kosova.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se për të vënë pika të kuqe ka qenë e vështirë për secilin subjekt politik, përderisa asnjëra parti nuk i ka pasur mundësitë për të fituar shumicën e votave.

Ai më tej thotë se LDK-ja ka qenë ajo që i ka vënë pika të kuqe PDK-së para fushatës zgjedhore, ndërsa pas fushatës kishte bërë koalicion shumë herë me këtë parti politike.

“Për secilin subjekt politik ka qenë vështirë deri më tash më vu vija të kuqe, kur dihet se asnjëra parti politike, nuk i ka pasur mundësitë të fiton shumicën e votave. LDK-ja ishte ajo që kishte vu vija të kuqe PDK-së para fushatës zgjedhore, dhe pas fushatës kishte bërë koalicion disa herë me këtë parti politike. Kështu që vijat e kuqe nuk kanë funksionuar deri më sot. Nuk kanë funksionuar edhe për shkak se partitë kryesore shtëtformuese po i ruajnë më shumë interesat e tyre partiake dhe personale”, tha ai.

Tutje ai ka theksuar se kanë ndodhur shumë herë prishje të koalicioneve pa mbaruar mandati i qeverisë. Ndërsa, lidhur me deklaratën e shefit parlamentar të AAK-së së Daut Haradinaj, Mulliqi thotë se është bërë si paralajmërim për zgjedhje të reja nacionale, AAK nuk ishte e kënaqur me përfaqësimin e këtij subjekti politik në bisedimet me Serbinë e më pastaj edhe me paraqitjen e kandidaturës për president.

“Prishje të koalicioneve pa mbaruar mandati i qeverisë kanë ndodhur disa herë deri më tash. Deklarata e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, pas krizës të Qeverisë Hoti, është bërë më shumë më duket mua si paralajmërim për zgjedhje të reja nacionale. Ka disa kohë që koalicioni i pakicës në pushtet është në krizë, së pari pse AAK nuk ishte e kënaqur me përfaqësimin e këtij subjekti politikë në bisedimet më Serbinë, e më vonë këto u shtuan me paraqitjen e kandidaturës për president të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj”, shtoi ai.

Më tej ka shtuar se LVV nuk do të vendos për ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjërin nga subjektet politikë dhe as me AAK-në, koalicioni me AAK-në mund të ndodhë varësisht rezultatit të zgjedhjeve. Por, sipas deklarimeve LVV do të bashkëpunoj me Vjosa Osmanin dhe Listën e saj.

“Nuk besoj që LVV do të vendos për ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë nga subjektet politikë dhe as me AAK-në, sidomos pas fitores në zgjedhjet lokale në Podujevë, ku është e mendimit se do të fiton shumicën. Koalicion pas zgjedhor me AAK-në edhe mund të ndodhë varësisht rezultatit të zgjedhjeve. Megjithatë LVV sipas deklarimeve të deritashme do të bashkëpunon me Vjosa Osmanin dhe Listën e saj. Zgjedhjet e radhës për zgjedhjen e shumë problemeve të grumbulluara po duken gjithnjë e më afër, se posti i presidentit është bërë "mollë sherri" midis pretendentëve politikë”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat