Skandali me kasafortën e Hashim Thaçit në Presidencë! Ish-agjenti ‘zbulon’ çfarë dosje kishte aty – ‘dëshmitarët përgjoheshin nga AKI-ja dhe Policia’

Politika

Skandali me kasafortën e Hashim Thaçit në Presidencë! Ish-agjenti ‘zbulon’ çfarë dosje kishte aty – ‘dëshmitarët përgjoheshin nga AKI-ja dhe Policia’

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

Një skandal i madh kishte ndodhur ma kasafortën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Presidencë.

Një ditë pasi Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit dhe në vend të tij si u.d. ishte bërë Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte kryeparlamentare.

Një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë – AKI, dyshohet se kishte tentuar të “avullonte” dokumente “Sekrete” dhe “Top Sekrete” nga kasaforta e Presidencës.

Këtë “ndërhyrje” të AKI-së, presidentja në detyrë që ishte, Vjosa Osmani, e kishte denoncuar edhe në prokurori.

Lidhur me këtë rast është shkarkuar sekretari i Presidencës, Driton Gashi.

AKI-ja si institucioni më i lartë i sigurisë në Kosovë, kohën e fundit është përballur me skandale të mëdha.

Në media u publikua se si AKI-ja dhe Prokuroria kanë përgatitur dëshmitarë të rrejshëm për të dëshmuar kundër “Syri i Popullit”.

Kjo organizatë dyshohej se kishte planifikuar të vriste dhjetëra politikanë, gazetarë dhe personalitete të tjera.

Kështu ishte raportuar në atë kohë, por që kishte edhe të tillë që nuk e besonin se kjo organizatë po ekziston.

Megjithatë, së fundmi dolën në pah se për këtë kanë dëshmuar dy pjesëtarë të AKI-së të kamufluar si dëshmitarë, por dëshmitarë të rrejshëm.

Qëllimi i gjithë kësaj thuhet se ishte edhe përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë terroriste, pasi që Sadri Ramabaj ish-deputet i kësaj partie ishte akuzuar si një ndër themeluesit e “Syrit të Popullit”.

Se “Syri i Popullit” nuk ishte produkt i LVV-së, e ka thënë në shumë raste edhe ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Madje Miftari ka akuzuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ilmi Reçica janë themelues të saj, pra themelues për të iu kundërvu Lëvizjes Vetëvendosje dhe për t’i akuzuar si terroristë.

Megjithatë, kur jemi të skandalet e AKI-së, Miftari nuk e lenë pa përmendur edhe skandalin me kasafortën e Thaçit në Presidencë.

Miftari pyet se çfarë dosjesh të rrezikshme ishin fshehur në atë kasafortën e Thaçit, e që u dashtë me shku ilegalisht me AKI me i marr ato?

“Çfarë sekreti fshiheshin në dosjet që mbaheshin larg nga publikut dhe nga ligji në kasafortën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte aq e rëndësishme e rrezikshme që duhej shkuar ilegalisht ish kreu i AKI, në atë kohë këshilltar i Hashim Thaçit dhe një agjent tjetër i AKI, për t’i marr me çdo çmim ato të dhëna të Hashim Thaçit para se me ardhë në zyre presidentja e re e Kosovës Vjosa Osmani?”, pyet Miftari.

Miftari pyet tutje se në kasafortë a kishte dosje të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale?

Ai shprehet se dëshmitarët përgjoheshin përmes telefonit pa kurrfarë vendimi gjyqësor nga AKI-ja dhe një strukturë e Policisë së Kosovës.

“Në dosje a ishin emrat e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, dëshmitarë që përgjoheshin përmes telefonit pa kurrfarë vendimi gjyqësor, përcjellje non-stop 24 orë në ditë, 7 ditë në javë nga AKI-ja dhe nga një strukturë e policisë së Kosovës që kontrollohej direkt nga Thaçi, Veseli dhe Reçica... sa nga ata dëshmitarë të përcjellur ishin vrarë apo kishin vdekur befasisht nga Covid-19, apo kishin vdekur nga atakut kardiak, apo kishin pasur aksident, fatkeqësi në komunikacion?”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat