Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Klinakut: Piun i porositur nga shefat e bandave...

Politika

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Klinakut: Piun i porositur nga shefat e bandave...

Nga: P.R. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 08:07
Gjykata Speciale

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës urgjentisht ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, e cila ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve për më shumë se 100 vrasje, ku në to p[përfshihen edhe vrasjet e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës.

“"Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së". Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës do të duhej që ta ndërpriste urgjentisht këtë maskaradë të kësaj gjykate!”, ka shkruar Klinaku.

E kjo kërkesë të Klinakut nuk është rastësi sipas Saim Tahirajt, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt.

Kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nga sekretari i Lëvizjes për Bashkim, nuk është e para dhe as rastësi! Kjo kërkesë është vazhdimësi e kërkesave nga tabori të cilët në një mënyrë janë pjesë e krahut që janë të implikuar në krime”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, edhe Klinaku dhe partia e tij janë të rreshtuar në rreshtin e bandave që e gjakosen dhe vodhën Kosovën.

Image
Saim Tahiraj

Ky piun i porositur nga shefat e bandave ka dalur me këtë far super deklarate për të mbushur një detyrë të turpit që ja kanë ngarkuar shefat e tij. Kjo deklaratë e tij tregon se edhe ky piun i vogël është i zhytur në një formë në veprimet kriminale, qoftë drejtpërdrejt apo në prapavijë. Tani kur Gjykata Speciale është në vlugun e punës së sajë, këtë piun e ka kapluar frika se mos po i del në sipërfaqe ndonjë marri, andaj është hedhur në sulm kundër saj”, shprehet Tahiraj.

Më tej, ai e quan të turpshme thirrjen e Klinakut, tanimë kur pritet që Gjykata Speciale t’i zbardh vrasjet politike.

Kur të gjithë familjarët e viktimave që iu vranë për motive politike i kanë drejtuar sytë drejt Gjykatës Speciale, si e vetmja shpresë për të u vendosur drejtësia në vendin e vetë, ky piun del pa fije turpi dhe kërkon mbylljen e saj”, deklaron Tahiraj.

Kërkimi për shuarjen e Gjykatës Speciale është kërkesë për shuarjen e shpresës së të gjithë familjarëve të viktimave që u vranë për motive politike nga bandat kriminale që janë pjesë e taborit të këtij far piuni fatkeq”, përfundon për gazetën “Bota sot” Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i Sali Çekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat