Lufta kundër krimit të organizuar, ende nuk e ka filluar ndaj peshqve të mëdhenj

Politika

Lufta kundër krimit të organizuar, ende nuk e ka filluar ndaj peshqve të mëdhenj

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 mars 2022 Në ora: 09:01
Fotografi ilustruese

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar 1 vjetorin e ardhjes në pushtet.

Që nga marra e udhëheqjes së vendit, kjo Qeveri është përballur me sfida të ndryshme.

Për vitin e parë të udhëheqjes së shtetit të Qeverisë Kurti II, po vlerësohen sukseset, po ashtu po përmenden edhe dështimet e saj.

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar si suksese të Qeverisë Kruti II, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ç`kapjen e bordeve nga politika, reciprocitetin e targave me Serbinë etj.

Ndërkaq, ata kanë përmendur edhe dështime apo ngecje e kësaj Qeverie, si: mos hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e çmimeve, politiken e jashtme, etj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat