“Albini nuk është si Hashimi e të tjerët”/ Tomë Gashi tregon pse s’do të ketë shtyrje të reciprocitetit në targa e dokumente

Politika

“Albini nuk është si Hashimi e të tjerët”/ Tomë Gashi tregon pse s’do të ketë shtyrje të reciprocitetit në targa e dokumente

Nga: M.L. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:54
Kryeministri Albin Kurti

Avokati Tomë Gashi është i bindur se më 1 shtator do të nis zbatimi i reciprocitetit në dokumente personale e tabela të veturave me Serbinë nga ana e shtetit të Kosovës.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” avokati Gashi ka komentuar vizitën e emisarëve Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak në Kosovë e Serbi pak ditë para fillimit të zbatimit të reciprocitetit.

U raportua se nga emisarët ka pasur kërkesë për shtyrjen e zbatimit të reciprocitet edhe për tre muaj, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e qeverisë.

Image
Tomë Gashi

E avokati Gashi për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është si ish krerët e qeverisjeve të kaluara.

Albini nuk është si Hashimi e të tjerët. Emisarët e dinë që Albini nuk është i korruptuar as i korruptueshëm e as i frikësuar siç ishin thuaja se te gjithë që ishin në pushtet para 14 shkurt 2021”, ka thënë Gashi.

Ai ka potencuar se emisarët nuk vinë nga shtete ku lejohet diskriminim shtetëror i njerëzve në bazë të përkatësisë nacionale.

“P.sh. Ne në shtetin tonë si shqiptarë jemi të diskriminuar në raport me pakicën serbe.

Ata punësohen vetëm pse janë serbë. Ata kanë vende të rezervuara thuajse në të gjitha institucionet vetëm që janë serbë. Ata janë edhe deputetë vetëm që janë serbë.

Ata deri tani kanë mundur të mos respektojnë asnjë ligj të shtetit ku jetojnë.

Duke mos regjistruar makina me tabela të Kosovës RKS.

Ata kanë mundur të hyjnë nga Serbia me letërnjoftime e me pasaporta serbe. E neve nuk na kanë lejuar të veprojmë njëjtë”, ka nënvizuar ai.

Për këtë arsye Gashi ka thënë se nga 1 shtatori do të aplikohet reciprocitet i plotë me Serbinë.

Dhe si përfundim nga 1 shtatori do të aplikohet reciprocitet i plote me Serbinë sa i përket dokumenteve të udhëtimit dhe të tabelave të veturave”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është deklaruar për mundësinë që pala e Kosovës ta shtyjë zbatimin e masës së recirpocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

Nga Mitrovica, Lajçak tha se ka shumë spekulime për zhvillimet e fundit, por sipas tij janë disa opsione rreth kësaj çështjeje për të cilat nuk mund të flas në detaje.

I pyetur se a janë ato opsione të mira, ai tha se “Do ta shohim së shpejti”.

Përpos kësaj, Lajçak tha se në takimin që kishin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ripërsëriti se 1 shtatori do të jetë një ditë normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat