Presheva po terrorizohet në heshtje nga Serbia / Ja pse duhet urgjent të ndërmerren masa?!

Politika

Presheva po terrorizohet në heshtje nga Serbia / Ja pse duhet urgjent të ndërmerren masa?!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 11 shtator 2022 Në ora: 15:36
Lugina e Preshevës

Një nga ngjarjet që është përfolur gjatë këtyre ditëve, që kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zbuluar vendimin e Qeverisë së Serbisë, për lëshimin e himnit serb në të gjitha shkollat e vendit, përfshirë edhe ato shqipe të Luginës, në fillim të vitit shkollor.

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës. Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Facebook.

“Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi te reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrë dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?

Arifi ka thënë se kryeministri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në shkollën fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, që të njoftohet për së afërmi me këtë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera.

Natyrisht që kjo ngjarje arriti të sjellë debate në opinionin publik, pasi një gjë e tillë duhet të ndalohet dhe sa më shpejt të merren masa.

Mirëpo, se a do të ketë masa në lidhje me këtë rast apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Kelmendi: Trojet shqiptare në Kosovën Lindore gjenden para shkombëtarizimit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, foli profesori Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se Kosova Lindore, ku bëjnë pjesë Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, de-fakto veç gjenden në proces të serbizimit të plotë.

Gjithashtu profesori ceku që serbizimi po bëhet me masa politike, juridike, sociale dhe kulturore.

Kosova Lindore, ku bëjnë pjesë Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, de-fakto veç gjenden në proces të serbizimit të plotë. Në Medvegjë veç është arritur nga Serbia të dëbohen shqiptarët. Ka mbetur Bujanovci, që po ashtu gjendet para serbizimit dhe Presheva. Nuk është këtu fjala vetëm për një masë shkombëtarizuese, sikurse është vendimi serb për futjen në shkolla të himnit serb, por serbizimi po bëhet me masa politike, juridike, sociale dhe ato kulturore. As n shkolla shqipe nuk lejohet literatura nga Kosova apo nga Shqipëria. Në Serbi është e ndaluar për shqiptarët shkollimi shqip, gjuha shqipe, kultura shqiptare. Edhe në punë nëpër komuna pak ka shqiptar. Shumë çështje të kulturës, të arsimit dhe të natyrës ekzistenciale, janë të ndaluara. Me masat e tilla është realizuar një ndjekje e madhe. Me këto masa nuk shkon asnjë decenie dhe ky territor serbizohet”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që Prishtina ka përmendur çështjen e Luginës, mirëpo duhet të jetë edhe më shumë këmbëngulëse, ndërsa Shqipëria fare.

Sipas tij, Rama po vazhdon takimet me Vuçiqin, por për çështjet që duhet të flas ai nuk po flet.

Ka mbetur Presheva që po terrorizohet ngadalë dhe pa u ndi. Është thjeshtë një veprim ndaj shqiptarëve që ka karakter shoveno-fashiste. Këtë gjendje e dinë në Prishtinë dhe në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar, me z.Rama, fare nuk po interesohet për Luginën. Bëjnë vizita reciproke Rama dhe Vuçiq, krijojnë gjoja Ballkanin e Hapur, dhe komunikojnë bashkërisht, por Lugina nuk diskutohet. Vazhdon asimilimi i territorit. Me kriminelin Vuçiq, kërkohet që qartë dhe pa ekuivoke, të diskutohet çështja shqiptare në Luginë. Prishtina ka paraqitur në platformën e dialogut me shtetin serb, reciprocitetin në zgjidhjen e çështjes së minoritetit serb në Kosovë dhe atij shqiptare në Luginë. Mirëpo, kërkohet që Prishtina të jetë më këmbëngulëse. Në çdo diskutim për minoritete vlen kjo rregull ndërkombëtare. Asnjë zgjidhje pa këtë reciprocitet në çështje minoritare nuk duhet të pranohet nga Prishtina. Beogradi duhet ta ketë të qartë”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Duhanaj: Nuk mund të paraqitemi edhe tepër të butë në raport me Serbinë

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që duhet ndërmarrur masa në këtë aspekt pasi nuk mund të paraqitemi edhe tepër të butë në raport me Serbin sepse sa më shumë po tërhiqemi ne, aq më afër po na vinë dhe këtë e kanë bërë historikisht.

Image
Leon Duhanaj

Përdorimi i gjuhës dhe simboleve është e drejtë themelore dhe në ketë pikë qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, jo vetëm që mund të kërkojnë, por janë të obliguara ta bëjnë këtë. Nuk mund të paraqitemi edhe tepër të butë në raport me Serbinë. Sa me shumë po terhihemi ne, aq me afër po na vinë dhe ketë e kanë bërë historikisht”, thekson analisti.

Ai më tej, potencon që është koha e fundit kur shqiptarët duhet të reagojnë dy shtete dhe si komb.

Në këtë kontekst, konsideroj që është koha e fundit kur shqiptarët duhet të reagojnë si dy shtete dhe si komb. Kur flasim për reciprocitet mendoj që edhe ashtu duhet të jetë bazament për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Ne nuk kërkojmë asgjë utopike nëse kërkojmë të drejta të barabarta, apo reciprocitet në të drejtat minoritare në marrëveshjet Kosovë Serbi”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat