Paralajmërimi: A është ky skenari i Serbisë për veriun e Kosovës? Ja çfarë po tenton Vuçiq

Politika

Paralajmërimi: A është ky skenari i Serbisë për veriun e Kosovës? Ja çfarë po tenton Vuçiq

P.Rudi Nga P.Rudi Më 11 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
Pamje nga veriu i vendit

Kur situata në veri të Kosovës po shkon gjithnjë e më shumë drejt tensionimit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç kanë kërcënuar hapur Kosovën me rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

E kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në një kundërpërgjigje ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, ka thënë se Kosova, territorin e saj do ta mbrojë me vendosmëri dhe forcë.

Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

E sipas doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Gurakuç Kuçi, thotë se Kosova nuk kishte një plan efektiv për mposhtjen e bandave të Vuçiqit në veri të Kosovës.

Image
Gurakuç Kuçi

Zhgënjyese në gjithë këtë katrahurë është se si institucionet e Kosovës nuk patën një plan efektiv në shtrirjen e sovranitetit dhe mposhtjen e bandave të Vuçiqit. Pra, Qeveria dhe Kosova ishin në të drejtën e saj, gjitha veprimet e qeverisë ishin të drejta dhe shumë të nevojshme, por treguan pa-efektshmëri në zbatimin e tyre. Mos-dija e materlizimit të vendimeve legjitime e dëmton pozicionin e Kosovës”, shprehet Kuçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia po tenton me çdo kusht që veriun e Kosovës ta kthej në një Donjetsk dhe Luhansk sikur në Ukrainë.

Serbia është duke tentuar që në çdo mënyrë veriun e Kosovës ta kthej në një Donjetsk dhe Luhansk sikur në Ukrainë, ta zhagisë çështjen e Kosovës dhe të përfundojë e gjithë kjo në një konferencë ndërkombëtare ku do të ishte edhe lufta Rusi-Ukrainë:”, deklaron Kuçi.

Por a mund të rikthehet ushtria serbe, ashtu siç ka kërcënuar Vuçiq dhe Bernabiç?

“Nuk mund të ketë ndërhyrje të Serbisë në formë klasike në Kosovë në rrethana të tanishme, mirëpo po tregon aftësi që ta minoj autoritetin e shtetit të Kosovës dhe kjo është shqetësuese. Kosova prapë po tregohet e paaftë që të materializoj të drejtat e saj”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhë nieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, Policia e Kosovës dhe njësitet e EULEX-it janë përballur me sulme të vazhdueshme me armë dhe shok bomba nga kriminelet serb, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos në fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit.

Sulmet ndaj Policisë dhe EULEX-it, i ka dënuar ashpër ambasadori amerikan në Kosovë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar të sigurisë janë të papranueshme dhe autorët duhet mbajtur përgjegjës përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat