Planet ‘djallëzore’ të Serbisë për Kosovën, vjen paralajmërimi: Ja çfarë po përgatitet në ‘kuzhinën e Beogradit’?

Politika

Planet ‘djallëzore’ të Serbisë për Kosovën, vjen paralajmërimi: Ja çfarë po përgatitet në ‘kuzhinën e Beogradit’?

A. Morina Nga A. Morina Më 12 janar 2023 Në ora: 16:09
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, muajt e fundit janë tensionuar edhe më shumë.

Ngjarjet në veri shkaktuan trazira dhe dyshime për një eskalim të situatës, mirëpo fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por, një sulm që ndodhi në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy serbë nxiti reagime të mëdha dhe dyshime për përgatitjen e një skenari të ri serb.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, ai përmendi rastin e fundit në Shtërpcë, ku mbetën dy serbë të plagaosur.

Image
Dedë Preqi

Sipas tij, me caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh të të dyshuarit, mund të dyshohet se shteti serb ka parapërgatitur një skenar kundër Kosovës.

“Arrestimi i ushtarit të FSK, në këto ditët e fillim janarit për shkak të plagosjes së dy serbëve në Gotovushë të Shtërpcës, me çrast, sipas avokatit vetura e ushtarit ishte e kapluar dhe e sulmuar nga turma e serbëve, të cilët po festonin, edhe pse ende në rrethana të pa sqaruara, në të cilat është shtyer të krijohet kjo ngjarje, prekuroria ia cakton të pandehurit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, duke e marrë si “vrasje” me tentativ, dhe si duket se, kjo i bie me dyshimin e një skenari të parapërgatitur që “ujkut” po i afrohet edhe një mundësi e re, për t’a akuzuar “qengjin” se po ia turbullon ujin...

Dhe duke e ditur se Serbia, nuk ka hequr dorë nga e kaluara e saj ndaj Kosovës, poashtu edhe udhëheqja e sotme e saj po gjeneron energji të papërgjegjshme të asaj natyre, thënë ndryshe energji që veprojnë në kuadrin e domosdoshmërisë së njëjtë dhe jo në kuadrin e pajtueshmërisë dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore në mes këtyre dy popujve dhe dy vendeve, kur gjërat njerëzore janë të ç’rregulluara më herët ose të organizuara gabim, ato duhet së paku të përmirësohen, dhe të marrin përgjegjësinë për të kaluarën e hidhur që ia shkaktuan njëra-tjetres”, deklaroi opinionisti.

Preqi e vlerëson si shqetësuese faktin se ndërkombëtarët menjëherë u ‘vërsulën’ me reagime pas rastit në Shtërpcë, derisa nuk reagojnë asnjëherë për malltretimet që u bëhen shqiptarëve nga shteti serb.

Po ashtu, ai tha se të gjitha provokimet në veri të vendit dhe në komunat ku ka serbë, janë të përgatitura nga ‘kuzhina politike e Beogradit’.

Nga plagosja e dy serbëve në Gotovushë të Shterpcës, .....sikur u ngrit në këmbë e gjithë Serbia, poashtu edhe BE-ja, por dhe QUNIT-it, në Kosovë i zbrazi ato “paçetat” e veta kundër kësaj ngjarje, ndërsa për ngjarjet që u ndodhin përditë shqiptarëve gjatë kalimit të kufirit nëpër Serbi, të cilët ndalen e malltretohen dhe burgosen me motive të shpifura pa asnjë arsye, vetëm se janë shqiptarë dhe i sjellin edhe të vdekur nga qelitë e burgjeve në Kosovë, për këta nuk flet askush dhe as që bëhet fjalë për raste të tilla.

Në këto raste shumë delikate dhe të pa dëshiruara që të ndodhin ngjarje të tilla, Ministri i Shëndetësisë z.Arben Vitia dhe Ministri i Komuniteteve, z. Nenad Rashiq, shprehën gatishmërinë e tyre që t’i vizitojnë dy të plagosurit në spitalin e Graçanicës, mirëpo ata refuzohen dhe nuk lejohen të vizitohen nga ministrat në fjalë, me ç’rast vetë fakti tregon se, organizatorët e Listës Serbe dhe kuzhina politike e Beogradit, po i arkitekton ngjarjet, në një farë mënyrë, po shihet se çdo gjë është e planifikuar nga organizimi i kësaj çmendurie serbe, dhe sikur këtu po punon vetë “djalli” dhe jo njeriu që përfaqëson tiparin e mirëkuptimit dhe ndjenjës njerëzore”, vlerësoi ai.

Krahas kësaj, opinionisti u kthye në kohë dhe rikujtoi vuajtjet e shqiptarëve nga okupatorët serbë, dukë potencuar se shqiptarët në realitet ishin të shtypur e të përndjekur.

“Shqiptarët dhe serbët poashtu edhe popujt tjerë jetuan në periudha të gjata së bashku në Kosovë, edhe se ishin shqiptarët shumicë asnjëherë nuk u bënë okupator e zaptues të pronave e të tjerëve, dhe shqiptarët asnjëherë në asnjë rrethanë nuk e patën lirinë dhe pavarësinë sikur populli serb, edhe pse ishin shumicë në territorin e vet, duke jetuar me dhunë në një shtet të përbashkët, të ashtuquajtur „vëllezërim-bashkim“, të cilin e krijojë “Tito” me dhunë.

Të gjitha këto rrethana ishin produkt i politikës “titiste” e shoveneiste serbe, kinse duke jetuar në barazi, ndërsa shqiptarët në realitet ishin të shtypur e të përndjekur dhe në çdo hap të përgjuar, përveç ndonjë “shqiptarqiqi” që bëhej si shërbëtor i tyre, që ishte i shitur kundër kombit të vet, i cili konsederohej si “shqiptar i mirë”, të cilit nuk i kanë besuar fare, por e kanë shfrytëzuar dhe manipuluar për të viktimizuar bashkëkombasit e vet”, nënvizoi Preqi.

Më tej, ai u shpreh se kjo politikë djallëzore e Serbisë ka vazhduar me dekada të tëra, ku si qëllim kryesor e kishte që Kosovën popullin shqiptarë ta mbante në koloni të vetën përherë.

“Një politikë e tillë djallëzore vazhdoi me dekada, dhe kur nxënësit, studentët, punëtorët shqiptarë ankoheshin për të drejtat e tyre, jo që plotësoheshin ato të drejta, por ata dënoheshin dhe shtypëshin me forcë dhe me dhunë nëpër burgje nga regjimi i kohës, prandaj edhe bota demokratike e quajti politikë ekspansioniste, e cila kishte qëllime të caktuara, që Kosovën dhe popullin shqiptarë ta mbajë në koloni të vetën përherë.

Në luftën e fundit 1999, shteti serb me ushtrinë e vet fashiste dhe paramilitarët e saj me uniforma të ndryshme çetnike, vranë, prenë masakruan më së 15 mijë shqiptarë të pafajshëm, dhe dogjën me mijëra objekte të ndryshme, dhe shtëpia banimi dhe kulte fetare, duke dëbuar më së 1milion banorë nga trojet e veta stërgjyshore, dhe tani mbas 22 vjetëve të pas luftës, janë më se 1800 kufoma shqiptarësh ende të pa gjetur, duke i mbajtë të fshehura nëpër vende të ndryshme në Serbi, dhe gjetiu, me të cilat shteti serb bënë pazare politike me eshtrat e tyre”, potencoi opinionisti

Në fund, Perqi deklaroi se ndonëse shteti serb provoi çdo gjë për ta nënshtruar popullin shqiptar, këtë gjë nuk e arriti asnjëherë.

“Nga një hegjemonizëm i tillë ndaj popullit shqiptarë, të cilët kërkonin lirinë dhe demokracinë e tyre në vendin e vet si çdo popull në botë, shqiptarëve iu impunua lufta dhe që ta formojnë forcën e vet mbrojtëse UÇK-në, për ta mbrojtur pragun e derës së vet, siç thoshte edhe presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, sepse agresori serb e kishte në plan për ta shkatërruar dhe asgjësuar në mënyrë masive popullin shqiptarë, dhe po të mos ndërhynte fuqia e NATO-s, nën udhëheqjen e SHBA-ve, me aleatët e vet, me siguri se do të ndodhte një tragjedi e pa parë, apo edhe asgjesimi total i këtij populi.

Brutaliteti dhe politika serbe, provoi çdo gjë që i erdhi përdore për t’a nënshtruar popullin shqiptar, të cilin e nënçmoi e përçau e helmoi e dëboi e dhunoi e masakroi e ç’njerëzojë, dhe më në fund nuk diti se ç’të veproj, duke e marrë të gjallë e të vdekur nga trojet e veta, dhe për t’a fshehur krimin, gjymtyrët e tyre i dogji edhe në furra të hekuranave të veta nëpër Serbi”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat