Disa në Hagë, e disa të lirë/ Geci “shpërthen” ndaj ish- politikanëve: Patën zbritur nga mali si arusha në politikë, të padijshëm e loparë

Politika

Disa në Hagë, e disa të lirë/ Geci “shpërthen” ndaj ish- politikanëve: Patën zbritur nga mali si arusha në politikë, të padijshëm e loparë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 prill 2023 Në ora: 15:13
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale është duke vazhduar gjykimin ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Javën e kaluar seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve me dyer të mbyllura.

 Ndërsa dje nëpërmjet një vendimi ka kërkuar nga gjykatat në Kosovë transferimin e një lënde për një të akuzuar për krime lufte.

Deri më tash, nuk ka pasur as edhe një informacion se Specialja po e heton ndonjë rast tjetër përveç të akuzuarve që janë aktualisht në Hagë. Vendimi është i vitit 2021, por që është bërë publik tek tash.

Nuk dihet as kush është i akuzuari, e as për çfarë rasti bëhet fjalë. Të gjitha dokumentet janë të redaktuara, dhe si rezultat publiku kosovar nuk ka informacione për to.

Ajo që dihet është se vendimi kërkon nga gjykatat në Kosovë që dosja e një të akuzuari për krime lufte, të transferohet në Gjykatën Speciale të Hagës. Ngjashëm sikur në disa raste, lëndët transferohen nga një gjykatë apo prokurori në tjetrën në Kosovë.

Në anën tjetër, analisti politik, Halil Geci, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimit.

Geci pyet për mohuesit e ushtrisë dhe përgjigjet se ata flasin shqip dhe punonin rusisht.

“Nëse nuk e vrasim frikën do ta humbasim shpresën për të jetuar në këtë vend të vuajtur, e të vrarë nëpër shekuj. Ata që dje flisnin në emër të UÇK-së, e të vendlindjes thërret dhe të gjakut të derdhur për lirinë e këtij vendi, e që thonin “ata q e kanë penguar UÇK-në, i kemi vrarë”, po të njëjtit shkruanin libra duke e bërë veten hero, patën harruar vuajtjet e këtij populli e besa disa edhe miliarder, sot po të njëjtit po i mohojnë librat e tyre që vetë i kanë shkruar, po i thonë gjykatës mos ju besoni librave tona se kemi gënjyer, pra po e mohojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shtabin e saj, shtab me të cilin dhe ushtri ky popull mburret dhe njihet krenar. Vije pyetja kush janë mohuesit e kësaj ushtrie? Po mohuesit e kësaj ushtrie dhe gjakut të derdhur për këtë vend janë kopila me gjak shkau, që flasin shqip e që punonin rusisht! Pikërisht ata që nuk janë shqiptar dhe që se kanë derdhur as edhe një pikë gjaku as ata dhe as paraardhësitë e tyre për këtë vend, ata sot janë mohuesit e gjakut të derdhur dhe vlerës sublime me emrin UÇK”, shprehet Geci.

Image
Halil Geci

Sipas tij, personat përmes propagandës, fyerjeve, sharjeve, vrasjeve janë sot në Hagë.

“Pikërisht disa nga mohuesit e sotëm që gjenden para gjykatës të Kosovës në Hagë, patën zbritur nga mali si arusha dhe arushana, ju vërsulën politikës për ta përvetësuar si adut të tyre, ashtu siç e përvetësuan UÇK-në, duke thënë “ne ju kemi çliruar, ne do të merremi me politikë”, ta përkthejmë shqip i bie “ne ju kemi çliruar, ne kemi të drejtë me ju q....”! Përmes propagandës, fyerjeve, sharjeve, vrasjeve, për të cilat sot po përballen në Hagë nga gjykatat që vetë i kanë formuar dhe veprave të cilat vetë i banë bërë, e patën bërë profesion patriotizmin e rrejshëm, duke e përdorur për gjithçka që ju duhej për interesin e tyre përmes së cilës u kapën me politikën si mjet me të cilin manipulonin, shpifnin, mashtronin, vrisnin dhe plaçkitnin më lehtë, u bënë profesionist të mashtrimeve dhe manipulimeve me qëllim të vetëm për t’u pasuruar”, thekson Geci.

Ai kujton kohën dhe qeverisjen e Kosovës së pas luftës, duke përmendur Limajn, Mustafën, Veliun e Hazirin.

“Kur ndalem dhe mendoj se në dorën e kujt ishte Kosova them me vete tepër mirë jemi …! Kur i ka ardhur rendi Polarit të Brojes, Fatmir Limaj dhe rrethi i njerëzve të tyre me i pri Kosovës karshi diplomacisë sllave, dhe politikes gjigande ndërkombëtare, dinë se këtij vendi ju ka q.. nanushka. Politikës dhe diplomacisë duhet t’i prirë ata që i njohin rregullat e lojës diplomatike, çfarë rregull ka mundur të njehë polari i Zheginave apo lopari i Malishevës, prandaj edhe jemi këtu ku jemi! Pa u çliruar nga kjo mortajë shekullore, e këtyre zuzarëve nuk ka liri as shtet të së drejtës.!? Kontaminimi i Kuvendit të Kosovës nga kjo sortë e të pa dishmëve të cilët kanë krijuar urrejtje dhe përçarje në Kuvend dhe në opinionin e gjerë, kanë vetëm një qëllim, hajde t’i shajmë dhe etiketojmë institucionet dhe të gjithë ata që ua përmendin dobësitë e tyre, me qëllimin e vetëm që t’i mbrojmë hajnit krimet ekonomike e politike për përfitime e pasuri që nuk ua dinë skajin. Pa flakjen e të pa dishmive (loparëve) patriotizmit të tyre të rremë nga Kuvendi, dhe nga institucionet nuk ka Kosovë”, nënvizon analisti.

Ai madje politikanët i ka quajtur “quksha”, gjersa tregon sesi duhet të jetë i zgjedhur i popullit.

“Në politikë ka përgjegjësi o QUKSHA! Politikanëve tonë së pari ju mungon dija, janë injorant, nuk i afrojnë afër vet, e me i ngarkuar me përgjegjësi ata që dinë, por ata që nuk dinë, arsyeja e thjeshtë, nga se para të dishmit fundoset budallaja..! Me Serbinë nuk është problem arritja e marrëveshjeve, por zbatimi i tyre. Serbia i zaboton marrëveshjet veç atëherë kur e miraton Rusia dhe popat e kishës apo kur e sheh hunin (dhunën),deri më sot Serbia i ka ngrehur zvarrë me diplomaci e politikë QUKSHAT e malit dhe servilet rreth të tyre. I zgjedhuri i popullit duhet të jetë i dishëm, i guximshëm dhe vizionar , i rrethuar me këshilltarë politikë, juridikë dhe ekonomikë, me vizion dhe përgjegjësi për të marrë vendime të rënda në të mirë të shtetit, pavarësisht nga kundërshtimet dhe kritikat që do ta presin. Fatkeqësisht Kosovën e patën uzurpuar ish- bashkëpunëtorët e regjimit si lloji i Isa Mutafës dhe argatët e tij Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe rrethi i sahanlëpirsëve dhe të pa dijshmit dhe hajnat ,duke i larguar të dijshmit dhe guximtarët, disa i vranë, e disa i shpëtoi Zoti nga atentatet e tyre, e disa i detyruan të heshtin. Injoranca e të pa dijshmive e kanë çrregulluar tërësisht sistemin e vlerave të akademike e shkencore të këtij vendi. Kanë harruar budallenjtë, se dija është fuqia që e sjellë planetin vërdallë..! Kurse këta të dijshmit ose i vrisnin ose i ndiqnin”, shton Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat