Profesori i sigurisë tregon pse Serbia “përkëdhelet” nga ndërkombëtarët: Po luan lojë të dyfishtë, ka vëllazëri me Rusinë

Politika

Profesori i sigurisë tregon pse Serbia “përkëdhelet” nga ndërkombëtarët: Po luan lojë të dyfishtë, ka vëllazëri me Rusinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 1 maj 2023 Në ora: 19:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Të martën do të jetë takimi i radhës i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në kuadër të dialogut i cili tashmë është supozuar të vazhdonte sipas marrëveshjes për normalizim të vendeve.

Gjersa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka është nisur për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kjo e fundit bën deklarata të vazhdueshme propaganduese.

Duke i reaguar Kurtit i cili është shprehur se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës, kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka” kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se mënyra e formimit të kësaj bashkësue është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 dhe 2015.

Petkoviq në deklaratë tha se Kurti “ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to.

“Kurti nuk ka asnjë bazë për të dalë me dëshirat dhe pikëpamjet e tij arbitrare për këtë çështje – detyra e tij është ta zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë ato”, theksoi Petkoviq.

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në takim do të diskutohet për draft statutin e asociacionit, mbeten të shihen propozimet e tyre dhe veprimet e palës nga Kosova.

Këto deklarata dhe ky takim vjen pas pajtimit të palëve për marrëveshjen e normalizimit, marrëveshje kjo e cila u pranua më 18 mars dhe pas kësaj marrëveshjeje Serbia ka vazhduar me avazin e vjetër duke bërë propagandë për Kosovën dhe duke mos respektuar pikat e saj.

I pyetur se pse tolerohet Serbia nga ndërkombëtarët dhe pse nuk merren masat ndëshkuese ndaj saj, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, thotë se BE dhe SHBA janë të interesuar ta ruajnë paqen dhe sigurinë.

Image
Avni Islami

Sipas tij, pozita strategjike e Serbisë mundëson që vendet e BE-së dhe SHBA-ja të investojë në të dhe përmes ekonomisë ta largojë ndikimin rus.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, janë të interesuar që ta ruajnë paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Kur të jetë parasysh që Rusia dhe Serbia kanë një aleancë tradicionale vëllazërore dhe duke e parasysh këtë, Serbia është duket e luajtur rolin e dyfishtë. Në njërën anë i thithë mirësitë kapitale, ekonomike nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në anën tjetër, e ruan traditën apo tradicionalen që e ka me Rusinë dhe kësisoj luan lojëra të dyfishta. Por, meqë Serbia është në një vend strategjik, unë mendoj që vendet demokratike të BE dhe SHBA-së kanë dhe do të kenë investime edhe më tutje në aspektin ekonomik në Serbi, në mënyrë që pas investimeve kapitale që i bëjnë përveç që Serbia përfiton, përfitojnë në anën tjetër edhe BE dhe SHBA, sepse përmes ekonomisë synon ta largojë ndikimin rus që është në Serbi, kësisoj është më lehtë të menaxhohet Serbia nga BE dhe SHBA”, deklaron Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat