“Të bëhemi më katolikë se papa”, reagime të ndryshme për solidarizimin e politikanëve pas masakrave në Serbi

Politika

“Të bëhemi më katolikë se papa”, reagime të ndryshme për solidarizimin e politikanëve pas masakrave në Serbi

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 maj 2023 Në ora: 21:01
Ndezja e qirinjve ne Kosove per viktimat serbe

Kanë kaluar 24 vjet që nga lufta në Kosovë ku rreth 13.500 njerëz u vranë ose janë zhdukur 13.535 njerëz.

Shifrat e evidentuara nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare, të nxjerra në bazë të analizës së 31.600 dokumenteve të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës.

Në numrin e të vrarëve, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.

Nëse ndalemi vetëm në vrasjen e fëmijëve, gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998- 99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur. Nga këta 1.133 fëmijë, 100 i përkasin komuniteteve të tjera si serbë, romë, ashkali, egjiptas, boshnjakë etj.

Lufta në Kosovë ka bilanc të lartë edhe sa i përket dhunimeve, të zhdukurve, ndërsa maltretimet, keqtrajtimet, por edhe dëmeve materiale, janë kujtime që nuk harrohen lehtë nga shumë qytetarë.

Por, a është “harruar” lufta në Kosovë nga disa politikanë?

Ngjarjet e fundit në Serbi, ku fillimisht një nxënës 13 vjeçar ka vrarë në një shkollë fillore 9 persona, prej tyre 8 nxënës dhe rojën e shkollës.

Ende pa u bërë 48 orë, u zhvillua një masakër tjetër, ku një 21 vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 13 tjerë (7 prej tyre në gjendje kritike).

Solidarizim me Serbinë, pati Kosova dhe disa nga politikanët e saj. Fillimisht reagoi, presidentja Vjosa Osmani, ku shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, pastaj edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Ndërsa, pas masakrës së parë, në Prishtinë edhe u ndezën qirinjtë për viktimat, solidarizim të tillë pati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Veprime të atilla kanë “ndezur” reagimet e shumta kundër, por ka edhe të atillë ku ato veprime i konsiderojnë të duhura.

Zogaj: Kriminelët kur nuk gjejnë të tjerë, bëjnë krime me vetveten

Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se serbët janë specie e rrezikshme që e meritojnë mallkimin e robit e të Zotit, të gurit e të drurit deri në gjëmë kombëtare.

“Serbia është vendi më gjakatar i Ballkanit, strofulli i kriminelëve më gjakpirës që gjithçka në jetën e tyre e synojnë nëpërmjet të dhunës, rrenës, shkatërrimit dhe masakrave. Kjo është etno gjenetika serbe, e dëshmuar me shekuj dhe e vërtetuar me vargun e luftërave shkatërrimtare nëpër republikat ish-jugosllave, dhe në Kosovë, që është djegur e përvëluar mizorisht nga kriminelët serbë. Si të këtillë serbët janë specie e rrezikshme që e meritojnë mallkimin e robit e të Zotit, të gurit e të drurit deri në gjëmë kombëtare. Dhe, kjo gjëmë sapo ka nisur dhe, nuk ka forcë që e ndalon, sepse dihet, krimet shpaguhen me krime, dhe kriminelët kur nuk gjejnë të tjerë, bëjnë krime me vetveten”, shprehet Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Ngjarjet në Serbi, ai i konsideron të pritura, sepse sipas tij armët kriminelët i ruajnë si trofe lufte.

Sipas Zogajt, për viktimat në Serbi duhet të ndjejmë dhimbje, por jo të “shashtrisemi, e të bëjmë karaxhozllëqe”.

“Dy ngjarjet e ndodhura këto ditë janë krejtësisht të pritura, sepse, Serbia është depo e arsenalit të armëve, nuk ka shtëpi që nuk ka armë, janë armët që janë përdorur në Kroavi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë dhe ato armë kriminelët i ruajnë si trofe lufte. Këto armë janë të përgjakura dhe kërkojnë gjak, siç edhe u vërtetë me dy tragjeditë që ndodhën dhe morën jetë të pafajshme! Nuk ka dyshim se këto dy ngjarje janë trishtuese dhe, thyejnë zemrën e çdo njeriu, sidomos të ne kosovarëve që, i kemi i kemi oshtimat e armëve në vesh! Mirëpo, kur është rasti për serbët, që na kanë vra e na kanë pre, që na i kanë masakru edhe kufomat duke i mbajtur të fshehura edhe 24 vjet pas luftës, duke pasur parasysh që Serbia vazhdon të mbaj qëndrim kriminal ndaj Kosovës, mendoj se, për dy tragjeditë dhe viktimat duhet të ndjejmë dhembje, por jo të shashtrisemi e të bëjmë karaxhozllëqe, me ndezje qirinjsh e reagime spekuluese”, pohon Zogaj.

Ai kujton kohën e aksidentit tragjik që ndodhi dy vjet më parë në ku në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan në autobusin me targa të Kosovës.

Në autobus ishin 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë dhe se fatkeqësisht 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova. Ai ishte aksidentuar në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Zogaj pyet nëse kanë reaguar politikanët serbë dhe mediat serbe kanë reaguar pas kësaj.

“Si ka reaguar Serbia me rastin e ngjarjes tragjike të autobusit në komunikacion te Sllavonski Brofi, ku kanë vdekur dhjeta udhëtarë shqiptarë? A ka pas ndonjë reagim nga politikanët serbë? Si kanë reaguar mediat serbe? Nuk është se duhet me u kënaq me të keqen, por edhe me u bë më katolik se papa, nuk është fort e hijshme!”, shprehet Zogaj.

Miftari: Politikanët nuk gabuan

Por, ndryshe nga Zogaj mendon ish-agjenti i SHIK-ut dhe analisti Naim Miftari.

Sipas tij, veprimi i zyrtarëve shtetëror është veprim i duhur, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë vrarë, e as nuk janë gëzuar për vrasjen e fëmijëve.

“Veprimi i disa zyrtarëve shtetëror të Kosovës edhe nëse ka qenë Albulena Haxhiu për shprehje ngushëllime për këtë rast fatkeq është veprim i duhur pasi fëmijët janë fëmijë, nxënës fillor, pa marr parasysh racën, etninë, relegjionin, nuk janë vrarë në luftë, por në paqe dhe këso rastesh ndodhin çdo ku. Është lloj i vrasjeve të rënda dhe në fund ne shqiptarët kurrë as nuk kemi vrarë, as nuk jemi gëzuar kurrë vrasjeve të fëmijëve pa marr parasysh fëmijë të kujt janë, këtu dallojmë ne shqiptarët me të tjerët, sidomos nga serbët, ne nuk jemi serb, as nuk jemi kriminelë e gjakpirësa siç janë ata që vetëm në luftën e fundit kanë vrarë mbi 1240 fëmijë tonë vetëm pse janë shqiptarë”, pohon Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai kërkon dënimin e kriminelëve të luftës në Kosovë, gjersa shton se veprimi për ngushëllime ka bërë jehonë ndërkombëtare.

“Sa i përket krimeve të luftës, shteti i Kosovës nuk duhet kurrë për tu ndalur gjersa t’i dënojë çdo kriminel të luftës që ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë, por edhe çdo kriminel tjetër që nuk i ka respektuar rregullat e luftës. Ndryshe nga qeveritë e Kosovës gjer më sot, po të kisha pushtet unë vetë do ta luaja çdo gur në botë gjersa do t’i dënoja apo edhe t’i eliminoja edhe fizikisht kriminelët, urdhëruesit e shtetit që vranë sistematikisht fëmijët, pleq, plaka, dhunuan, dogjën e zhdukën dhjetëra, mijëra kufoma të shqiptarëve dhe ndoqën 1 milion shqiptarë duke bërë pastrim etnik. Nderimi i disa qeveritarëve tonë për viktimat e këtij rasti fatkeq në shkollën fillore në Beograd nuk është gabim i qeveritarëve, por përkundrazi veprim i duhur politik si shtet dhe si popull. Ky veprim vlerësohet edhe sot në shtyp dhe arenat botërore së paku aty ku jetoj unë sot. Kosova duhet të forcohet politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe të bëhet një shtet shembull ku sundon vetëm ligji i njëjtë për të gjithë qytetarët tonë. Gëzimi i disa patriotëve tanë me bateria për këtë rast fatkeq në Beograd është sjellje amatoreske dhe tregon jo diturinë dhe jo kulturën tonë, ndërsa gjatë luftës këta “patriotë” që sot i gëzohen këtij rasti fatkeq edhe na shisnin patriotizëm, por iknin të parët as Shqipëria e Maqedonia nuk i ndalonte”, shton Miftari.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po vazhdojnë dialogun në kuadër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, marrëveshje këtë që pranuan më 18 mars në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat