Ish-oficeri i UÇK-së “shpërthen” ndaj ish-komandantëve: Kanë privatizuar luftën dhe shkatërruar Kosovën/ Ja qëndrimi i tij për qeverisjen “pa komandantë”

Politika

Ish-oficeri i UÇK-së “shpërthen” ndaj ish-komandantëve: Kanë privatizuar luftën dhe shkatërruar Kosovën/ Ja qëndrimi i tij për qeverisjen “pa komandantë”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 maj 2023 Në ora: 16:00
UÇK

Komandantët e Shtabit të Përgjithshëm e kanë humbur kontributin që e patën gjatë luftës duke e privatizuar luftën dhe duke shkatërruar Kosovën dhe reputacionin e UÇK-së, kishte deklaruar oficeri i UÇK-së, Driton Goxhaj.

“Në Kosovë përveç ushtarëve të thjeshtë, pjesa tjetër e komandantëve e kanë humbur atë aureolën që e krijuan gjatë luftës, pasi pothuajse e privatizuan luftën dhe në këtë privatizim të luftës ata arritën të shkatërrojnë edhe Kosovën edhe luftën edhe reputacionin e UÇK’së”, ka thënë Goxhaj.

I pyetur nëse ndan mendim të njëjtë, Goxhaj, thotë se nuk heq as një presje, as sot.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Goxhaj shprehet se privatizimi i luftës dhe shfrytëzimi i lavdisë prej komandantëve bënë të mundur që jo vetëm politikanët kundërshtarë të UÇK-së, por edhe njerëzit e thjeshtë arritën që ta barazojnë UÇK-në dhe luftën e saj me personalitetin e këtyre ish- drejtues të lartë të UÇK-së.

“Po është e vërtetë që i kam kritikuar këta komandantë që aktualisht janë në Hagë, të cilët edhe i kam akuzuar se e kanë privatizuar luftën; dhe kësaj akuze nuk i heq as edhe një presje as sot. Tentativa e tyre, për të privatizuar luftën, e cenoi dhe e dobësoi gradualisht reputacionin e UÇK-së, duke krijuar kushte që t’i hapej rruga krijimit të kësaj gjykate. Ky privatizim i luftës dhe shfrytëzimi prej tyre i lavdisë të UÇK-së bënë të mundur që, jo vetëm politikanët kundërshtarë të UÇK-së por edhe njerëzit e thjeshtë arritën që ta barazojnë UÇK-në dhe luftën e saj me personalitetin e këtyre ish-drejtues të lartë të UÇK-së. Dhe, si rrjedhojë, është në natyrën njerëzore që kur njësohen dy gjëra, atëherë i sheh të dyja ato me të njëjtin sy, në një të vetme”, pohon Goxhaj.

Image
Dritan Goxhaj

Qeverisja e sotme, sipas Goxhajt, nuk ka ndryshim nga qeverisja e ish- komandantëve.

Sipas tij, nepotizmi dhe korrupsioni kanë vazhduar njësoj në qeverisje.

“Por, edhe Qeverisja e sotme, nuk ka ndonjë ndryshim nga Qeverisja e ish-komandantëve. Nepotizmi dhe korrupsioni kanë vazhduar njësoj; nuk kemi parë as atëherë e as sot veprime konkrete të drejtësisë ndaj atij korrupsioni dhe ndaj atyre padrejtësive, me premtimin kundër të cilëve erdhi në pushtet kjo qeverisje e sotme. Jam i mendimit se qeverisjet duhen parë në këtë prizëm, se çfarë dhe sa ka ndryshuar në të mirë të qytetarëve, sa janë krijuar kushtet për konkurime të lira sipas meritokracisë për në administratën shtetërore, qoftë në atë qendrore, qoftë në atë vendore. Kjo gjë në Kosovë nuk ka ndryshuar, prandaj dhe them se nuk ka ndryshim”, shton Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat