“Personaliteti i Vuçiqit ka shqetësime të natyrës klinike, vështirë shumë të shërohet”/ Ja si mund të “zgjidhet” asociacioni

Politika

“Personaliteti i Vuçiqit ka shqetësime të natyrës klinike, vështirë shumë të shërohet”/ Ja si mund të “zgjidhet” asociacioni

Nga: Naile Ejupi Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:06
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Asociacioni dhe “problematika” e tij vazhdon të mos ketë zgjidhje tash e sa vjet.

Gjersa, Kosova vazhdon me ngulm të jetë kundër një asociacioni jo kushtetues, Serbia vazhdon diskutimet për të tashmë në ShBA.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari Slavko Simiq kanë pasur të enjten një takim me Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Përmes një njoftimi, Lista serbe ka njoftuar se kanë folur rreth respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, duke përfshirë edhe formimin e asociacionit.

“Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës serbe.

Për asociacionin e komunave serbe ka folur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili thotë se asociacioni serb ka dëshmuar që është një organizim problematik.

Ai beson të zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, gjersa shton se marrëveshja më e mirë do të jetë ajo që ende nuk ka ardhur.

“Asociacioni serb ka dëshmuar që është një organizim problematik. Pretendimet e asociacioni serb në Bosnjë janë ngacmuese dhe vazhdojnë të mbajnë të minuar qetësinë e brishtë në atë vend. Ndaj një asociacioni tjetër i bazuar në atë model sigurisht që është problem, por problemet janë bërë për t'u zgjidhur. Unë kam një shpresë të madhe tek zgjidhjet që vijnë nga popujt. Besoj fort se populli i Serbisë dhe serbët që kanë zgjedhur të rrojnë në veri të Kosovës, do te dinë të orientojnë aty ku duhet Vuçiçin dhe linjën e tij pseudo-patriotike. Marrëveshja më e mirë do të jetë ajo që ende nuk ka ardhur sepse ende, dhe do të ndodhë shpresoj natyralisht dhe pa komplikime të natyrës ultra-nacionaliste dhe absurde si është sjellja e palës serbe”, ka thënë Taravari.

Image
Arben Taravari

Ndaj, vizitës së Igor Simiq dhe Slavo Simiq ka reaguar edhe këshilltarja e e ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e cila thotë se kjo vizitë e zyrtarëve të Listës Serbe synon hapur që të krijojë një pamje se partia e Goran Rakiq vepron e pavarur nga Beogradi, edhe pse Trajkoviq thotë se të gjithë e dinë se nuk është ashtu, meqë Vuçiq i kontrollon nga afër. Politikania serbe thotë se e gjithë kjo është një “koreografi diplomatike” që duhet të çojë drejt një kompromisi.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës këtë vizitë në SHBA e sheh edhe si një shteg-dalje për presidentin serb, në mënyrë që ai mund “t’i lajë duart nga vendimet e gabuara që ka marrë lidhur me veriun dhe të bëj një kompromis me Kosovën.

“SHBA po u jep zyrtarëve Srpska një shans për t’u pozicionuar si përfaqësues ‘të pavarur, autentikë’ të popullit vendas, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë – por edhe fajin – për paqëndrueshmërinë e fundit në veri. Në këtë mënyrë, Vuçiqit mund të duket sikur nuk kishte kontroll mbi veprimin e tyre. Në fakt, vizita e tyre është një shtegdalje për Vuçiqin, në mënyrë që ai të mund të lajë duart nga vendimet e gabuara që ka marrë në lidhje me veriun, dhe në vend të kësaj të negocioj një kompromis me Prishtinën”, ka thënë Trajkoviq.

Duke folur rreth “përkëdheljes” së Serbisë nga ndërkombëtarët dhe arsyes se kjo bëhet për ta larguar atë nga ndikimi rus dhe kinez, Taravari thotë se populli serb dhe politika drejtuese serbe janë dy gjëra të ndryshme.

Sipas tij, diplomacia evropiane dhe amerikane e kanë të qartë se Vuçiq shkëputet menjëherë nga "pasionet" aktuale politike, nëse interesi i tij njeh më shumë përfitime në një ofertë tjetër.

“Pikë së pari duhet të kuptojmë për hir të korrektësisë se populli serb dhe politika drejtuese serbe janë dy gjëra të ndryshme. Mendoj se populli serb ka afinitet të kuptueshëm me sllavët e tokës së Tolstoit, kurse Aleksandër Vuçiç ka interes të kuptueshëm ndaj Vladimir Putinit. Sa i përket Kinës nuk mendoj se serbët kanë ndonjë afeksion me gjithë respektin për orizaret kineze, por sërish Vladimir Putin ka interes të kuptueshëm ndaj Xi Jinpingut. Pra, diplomacia evropiane dhe amerikane besoj se e kanë të qartë se Vuçiq shkëputet menjëherë nga "pasionet" aktuale politike, nëse interesi i tij njeh më shumë përfitime në një ofertë tjetër. Populli serb ka një lidhje sentimentale me paraardhësit e tyre të Karpateve. Por ky popull është shumë më i mençur se qeveria e tij. Ai as nuk kërkon çudira territoriale dhe as përkrah dhunën e terrorin e Putinit apo më keq të kërcënojë për luftë në mes të paqes. Një baba serb dëshiron më të mirën për djalin e tij, dhe nuk mendoj se vizioni i tij është ta shoh ushtar në front. Kurse krejt ndryshe është vizioni i Vuçiq për fëmijët serbë. Ai ata i ka vetëm mjete për të dalë nga bataku i thellë ku gjendet, kurse nga personaliteti i tij me shqetësime të natyrës klinike (flas me përgjegjësinë që ma jep profesioni im i neurologut), Vuçiq e ka të vështirë shumë të shërohet. Ndaj është koha presidentit serb dhe gjithë enturazhit i tij, duhen parë të shkëputur nga populli serb i cili është viktimë e një politike të trishtë Dua të kujtoj thënien e mençur shumë të Presidentit amerikan Tomas Xhefersonit që thotë se një patriot i vërtetë duhet ta mbrojë vendin e tij nga Qeveria e ky është rasti tipik i serbëve dhe qeverisë së tyre”, shton Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat