“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, analisti politik tregon se cilat rrugë duhet t’i ndjekë Kosova pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë

Politika

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, analisti politik tregon se cilat rrugë duhet t’i ndjekë Kosova pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë

Nga: Q.R Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:37
Sloganet serbe

Analisti politik Visar Xani, vlerëson se thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, janë të papranueshme si në aspektin politik dhe sportiv.

Sipas tij, Kosova duhet t’i ndjekë rrugët ligjore dhe të kërkojë përgjegjësi.

Ai në një prononcim për “Bota sot” thotë se Bashkimi Evropian duhet ta shohë edhe nacionalizmin në Serbi që, sipas tij, ka "kauzë" të paharruar rikthimin në Kosovë.

“Sloganet e tilla nacionaliste duhet të jenë të papranueshme si nga aspekti sportiv dhe politik. Kosova duhet t’i ndjekë rrugët ligjore me rregulla të sportit, por edhe të kërkojë përgjegjësi dhe reagim politik.

BE duhet ta shohë edhe nacionalizmin në Serbi që ka "kauzë" të paharruar rikthimin në Kosovë”, deklaron ai për Bota sot.

Image
Visar Xani

Tifozët serbë të klubit të Crvena Zvezda (Cërrvena Zvezdes) përmes një koreografie kanë bërë thirrje për kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Kjo u bë në ndeshjen që klubi nga Beogradi luajti kundër klubit italian Fiorentina.

Ndaj këtyre mesazheve luftënxitëse, kanë reaguar krerët e FFK-së dhe institucioneve të Kosovës, duke kërkuar reagimin e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, shkruhej poshtë një tanku të formuar përmes një koreografie nga tifozët e klubit serb, Crvena Zvezda, të njohur si “Delije”.

Përmes kësaj koreografie gjatë ndeshjes miqësore kundër klubit italian, Fiorentina, ata kanë kërkuar kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Ky veprim i tifozëve të klubit beogradas, ka nxitur reagime të shumta.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.

Kurti thotë se pas atij revoltimi kishte nisur luftërat ballkanike, pra një mesazh që tifozët ulra-nacionalistë e kishin nisur.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat