Naim Miftari: Këto janë tri etapat e çlirimit të Kosovës, përmend edhe fitoren e LVV-së

Politika

Naim Miftari: Këto janë tri etapat e çlirimit të Kosovës, përmend edhe fitoren e LVV-së

Nga: N. Shaqiri Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:33
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, ka folur për etapat e çlirimit të Kosovës.

Ai thotë se, ishet muaji mars i vitit 1999 kur solli intervenimin e NATO-s në Kosovë, e kjo falë luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe mbarë popullit tonë.

Miftari thekson se secili qytetarë në mënyrën e tij, ndihmoi në këtë dhe si rezultat solli lirinë, ikjen e ushtrisë, policisë dhe forcave të siburimit shtetror dhe paramilitar serb nga Kosova.

“Pas rrëzimi të Qeverisë legjitime të Kosovës, që u rrëzua nga miqtë e Serbisë me kumbarët dhe politikanët e korruptar shqiptar, dhe të krimit të organizuar të Kosovës, zgjedhjet e lira në shkurt të vitit 2021 e sollën lirinë e dytë, solli ndjekjen e madias ndërkombëtare dhe vendore, solli ndjekjen e dhëndurve dhe miqve dhe kumbarëve serb dhe të krimit të organziuar dhe pushteti”, thekson Miftari.

Sipas tij, sot është vështirë për ata që ikën nga pushteti, “për bashkëpuëntorët, miqtë dhe kumartë e Serbisë dhe politikanëve të korrutpar shqiptar, të lidhur ngusht me krimin e organizuar gjatë rreth 20 viteve në pushtet, ku nga krimi, korrupsioni, plaçkitjet, krimet dhe tradhtia lulëzuan së bashku dhe lëshuan rrënjë në politikë, parlament gjykata, prokurori, polici, AKI, FSK, OJQ, OVL dhe mediat publike e private, por nëse qeveria e Albin Kurtit dhe presidentja Vjosa Osmani arrijnë t’i pastrojnë rrënjet e krimit, korrupsionit dhe rrënjet serbe nga gjyqësia, prokuroria, policia e AKI-ja, atëherë do të jetë çlirimi i tretë dhe i fundit i Kosovës, i popullit nga Serbia dhe nga krimit i organizuar, tradhtarët dhe atyre që nuk ia duan të mirën atdheut”, thekson Miftari.

Ai në fund pohon se, nëse ndodh kjo atëherë Kosova do të jetë e lirë përgjithmonë nga krimi i organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat