Analisti politik: Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës nuk është i favorshëm, është në pikën më të ulët që kemi mundur ta kemi në dekadën e fundit

Politika

Analisti politik: Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës nuk është i favorshëm, është në pikën më të ulët që kemi mundur ta kemi në dekadën e fundit

Nga: Q.R Më: 22 shtator 2023 Në ora: 18:40
Osmani, Biden

Analisti politik, Shkumbin Beqiri, duke komentuar paraqitjen e Presidentes Vjosa Osmanit, në OKB dhe në takimin me Presidentin Joe Biden, thotë se duke marrë në konsideratë rrethanat aktuale, ku pozicioni ndërkombëtar i Kosovës nuk është i favorshëm, takime të tilla janë të një rëndësie të veçantë.

Madje, ai thekson se pas zhvillimeve të fundit në veri, pozicioni i vendit është në pikën më të ulët që kemi mund ta kemi në dekadën e fundit.

“Aktualisht, Vjosa Osmani është ndër të paktët zyrtarë shtetëror, nëse jo e vetmja, e cila ftohet nga ndërkombëtarët në takime dhe ngjarje që kanë peshë politike. Kohëve të fundit, po i kërkohet presidentes të luaj një rol konstruktiv, sidomos pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri. Takimet në marxhinat e Kombeve të Bashkuara, sidomos në këtë kohë kur mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme, janë të një rëndësie të veçantë, të cilat po shfrytëzohen pozitivisht deri në një masë të konsiderueshme nga presidentja e vendit, natyrisht duke marr në konsideratë rrethanat aktuale, ku pozicioni ndërkombëtar i Kosovës nuk është i favorshëm, madje është në pikën më të ulët që kemi mund ta kemi në dekadën e fundit”, thotë ai për “Bota sot”.

Image
Shkumbin Beqiri

Derisa flet për takimet e Osmanit, ai potencon se këto ftesa Kurti duhet t’i lexoj me kujdes, për të kuptuar, sipas tij, se është një udhëheqës politik tashmë i izoluar.

“Pikërisht, këto ftesa që i bëhen presidentes, duhet të lexohen me kujdes nga Kryeministri Albin Kurti për ta kuptuar se është një udhëheqës politik tashmë i izoluar”, deklaron ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dhënë garanci të fuqishme për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.

Osmani është duke qëndruar në Nju Jork, ku mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës.

Osmani e ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është “ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

Ajo e njoftoi presidentin Biden edhe për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, sipas Presidencës.

Në Nju Jork, Osmani u takua më 20 shtator edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, për zhvillimet e fundit në këtë proces, si dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Bliken.

Vizita e presidentes Osmani në SHBA vjen rreth një javë pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në rundin e ri të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 14 shtator.

Nga ana tjetër, sot me ftesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në takimin e nivelit të lartë dedikuar agjendes për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në organizimin e mbajtur në selinë e OKB-së Osmani shpalosi të arriturat dhe objektivat e Kosovës për sa i përket zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Presidentja vuri në pah rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Kosovës kanë luajtur në procese të paqes dhe sigurisë përgjatë etapave të ndryshme të historisë. Ajo potencoi se Kosova tashmë po i udhëheq përpjekjet në rajon për zbatimin e kësaj agjende”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Presidentja tha po ashtu se Kosova është e gatshme të japë kontribut në nivel ndërkombëtar për zbatimin e kësaj agjende, me ç’rast vuri në pah përpjekjet e Kosovës për të ndihmuar gratë në Ukrainë dhe Afganistan.

“Më këtë rast, Presidentja Osmani foli edhe për Forumin global për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet këtë vit për herë të dytë në Kosovë, si dhe paralajmëroi që Kosova do të bëhet së shpejti vendi nikoqir i qendrës rajonale të ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Zyra e Sekretarit Blinken vuri në pah arritjet e Kosovës në këtë drejtim dhe punën e Presidentes dedikuar kësaj agjende, duke e quajtur Kosovën si një ndër shembujt më të mirë të këtij angazhimi”, thuhet tutje në komunik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat