E quajti Kurtin tradhtar, Arifit i vjen reagimi i ashpër nga Presheva

Politika

E quajti Kurtin tradhtar, Arifit i vjen reagimi i ashpër nga Presheva

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:00
Albin Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginë.

Ai madje shkon ehde më larg me deklarimet fyese kundër kryemisnitrit të Kosovës.

“Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, pasi ka varrosur me marrëveshjen e Ohrit, që ne të jemi pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Arifi mes tjerash në deklarimni e tij.

Analisti nga Presheva, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se i vetmi Albin Kurti nga të gjitha qeveritë deri tani, ka ndarë mjete edhe për Preshevën.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndryshuar dukshëm diskursin politik, në raport me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, duke ndarë edhe mjete të konsiderueshme, prej 2 milon euro, e cila shumë e mjeteve, nuk ishte ndarë as për një çerek shekulli, nga qeveritë e Republikës së Kosovës

Nëse nuk ka ndryshuar diskursin politik në raport me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, është Republika e Shqipërisë, ku Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk ka ngritë e shtruar Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, mbi heqjen e Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, mbi diskriminimin dhe pastrimit etnik-pasivizimin, zhvendosjen dhe dëbimin, etj”, thotë ai.

Ai deklarimet e Arifit i quan të pa matura.

Por, ai apelon që Kosova dhe Shqipëria ta rujanë e kultivojnë frymën e unitetit në raport me Serbinë, e të mos sjellin përçarje e ndasi.

“Lidhur me pyetjen, të Kryetarit aktual të Preshevës, nuk isha lëshuar fare, në deklarata të pamatura.

Por, në radhë të parë në rrethana që po kalon Republika e Kosovës, nga bartësit e institucioneve, Kryetarët e subjekteve politike, shoqatat e dala nga kryengritja e armatosur e UÇPMB-së, që veprojnë në këtë Krahinë Shqiptare, kërkoj vëllazërisht , duke apeluar të ruajnë dhe kultivojnë frymën e unitetit, koordinimin e harmonizimin e qëndrimit, jo vetëm ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare, por edhe në raport me Beogradin zyrtar dhe instancat e mekanizmat ndërkombëtarë.

Image
Refik Hasani

Kryetari aktual i Preshevës, asnjëhërë nuk është dëgjuar në adresimin e diskriminimit në adresë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit sikur ndaj Kryeministrit Albin Kurtit, kështu energjinë dhe fokusin ta orientojë në jetësimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, në mbrojtje të sakrificës së UÇPMAB-së, në kthimin e Lapidarit të UÇPMB-së, në ndaljen e diskriminimit dhe pastrimit etnik-pasivizimin, zhvendosjen dhe dëbimin, e diskriminimin në përdorimin e gjuhës shqipe, të simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime, që ka prekur kufijtë e segregacionit, racizmit dhe apartheidit.

Vetëm përmes frymës së ndërtimit të një qëndrimi të unifikuar e koordinuar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të arrihet të jetësohet vullneti, e assesi duke përçarë e duke ndjellë ndasi”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat