“Plani për t’ia ngarkuar Haradinajt sulmin në shtëpinë e Hashim Thaçit”, Naim Miftari zbulon detaje për ngjarjen, përmend edhe emra!

Politika

“Plani për t’ia ngarkuar Haradinajt sulmin në shtëpinë e Hashim Thaçit”, Naim Miftari zbulon detaje për ngjarjen, përmend edhe emra!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:27
Hashim Thaçi

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, është deklaruar në lidhje me një incident që kishte ndodhur më 2008 në shtëpinë e kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Sipas tij, gjatë një takimi ku të pranishëm ishin Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Zenun Pajaziti e disa të tjerë, Sylejmani thotë se e kuptoi që kishte qëllim që t’i ndërrohet kahja hetimeve për rastin kur një person kishte hyrë në shtëpinë e Thaçit, e më pas i njëjti ishte plagosur nga garda e sigurisë.

Ai ka thënë se planifikohej që rasti t’i përshkruhej Ramush Haradinajt që ato ditë po përplasej politikisht me Thaçin.

Sylejmani, ka zbuluar se si kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ia kishte sharë nënën dhe gjithë familjen.

“Qëllimi ishte, unë çka kam marrë vesh pastaj por edhe sa isha aty, t’i japin kahje tjetër hetimit. E them me shumë siguri, ka qenë një ngjarje e rëndë për mua në atë kohë, të prodhojnë diçka të paqenë, psh. në atë kohë kanë qenë raportet e PDK’së dhe AAK’së tepër të elektrizuara dhe tentonin që ta fajësojnë liderin e Aleancës, z. Ramush Haradinaj, se ai qëndron mbrapa këtij sulmi. Dojshin me prodhu diçka të tillë përmes hetimeve të policisë dhe unë u detyrova në takim t’ua them haptas që ‘derisa të jem në krye të atij institucioni hetim të porositur nuk do të keni shancë të merrni, hetimet do të shkojnë vetëm konform dëshmive, fakteve”, tha Sylejmani.

“Pastaj ata nuk kanë bë zë, por mu ka drejtuar Fatmir Limaj, ministër ka qenë në atë kohë, dhe tha ‘zotëri, ti je ardhë me na mbajt ligjëratave këtu neve, po na tregon se çka duhet me bo na a’, unë i thashë ‘kush jeni ju me mu drejtu me këto fjalë, nuk je ministër i policisë as i punëve të brendshme, që ku është ministri, as ky nuk ka të drejtë’. Atëhërë u çu në këmbë dhe me fjalën më banale të mundshme me nanë e me babë e me familje mi ka sha, që nuk është ngjarje e lehtë me përballu. Jom cu edhe unë edhe e kam lëshu atë takim, jam nal te dera edhe iu kam thënë ‘hetimin nuk keni shanca me orientu dikah tjetër se nuk e keni atë mandat dhe nuk iu lejoj’”, ka thënë ish koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, takim ky i cili kishte ndodhur me 8 qershor 2008.

Në lidhje me këtë ngjarje, është deklaruar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se, Sulejmani ishte shantazhuar që të manipulojë me rastin.

“Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani në deklaratën e tij, ka plotësisht të drejt se është shantazhuar të manipulojë me rastin, por edhe është sha e fyer nga Fatmir Limaj. Ai është kërcënuar dh se ky sulm i përgatitur në shtëpinë e Hashim Thaçit tentohej që t’i mveshej direkt Ramush Haradinajt. Kjo vërtetohet edhe në deklaratën e Hajredin Kuqit, i cili pa e dëgju fare faktet deklaron se kjo tejkalon ehe urrejtjen politike ndaj Hashim Thaçi, por koloneli i Policisë nuk ka të drejtë në disa gjëra, nuk e di a e ka ditur apo e ka ditur dhe nuk e ka thanë se si qëndron e vërteta”, shprehet Miftari i cili flet edhe për disa fakte.

“Nuk është e vërtetë se hajni nuk e ka ditur shtëpia e kujt është, por kishte shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit t’i vidhte 400.000 euro që gjindeshin aty brenda. Hajni vet banonte në disa baraka afër Rilindjes dhe ishet shokë i ngsuhtë me djemtë e S.G. të PDK-së, i cili gjatë luftës por edhe pas luftës ishte njeriu më i besuar i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. S.G ishte shef i shërbimit sekret gjatë luftës dhe pas luftës kishte kryer gjithmonë urdhrat dhe i jepke llogari vetëm Hashim Thaçit. Shtrohet pyetja, pse kryeministrin nuk e ruante Policia e Kosovës, por e ruante sigurimi privat i cili më shumë ishte nën kontrollën e Gani Thaçiq, sesa të vet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit”, tregon Miftari.

Sipas tij, koloneli nuk e përmend faktin se në shtëpinë e Hashim Thaçit ishin gjetur tre armë pa leje dhe jo të regjistruara.

“Kush ksiteh ndodhë tentimi për hajni, kryeministri Thaçi me disa bashkëpunëtorë të tij gjindeshin në Selanik të Greqisë, ku kishte takime private për biznesin e naftës dhe benzinës me OKTEN greke, dhe me përfaqësues të Llukoilit rus, me këta u taku edhe disa herë më vonë në Ëarne të Bullgarisë”, tregon Miftari, i cili shton se pasi ndodhi rasti PDK-ja e kishte drejtuar gishtin në drejtim të AAK-së.

“Posa ndodhi ky rast, Hajredin Kuqi dhe PDK e drejtuan gisthin në drejtim të AAK-së, gjegjësist në Ramush Haradinajn dhe për ta bërë kinse si sulm i koordikuar deklarojnë se edhe vëllai i Hashim Thaçit ishet plagosur, kinse në një atentat në të njëjtën kohë në një lagje krejt tjetër afër Zllatarit, a fakti ishte se e kishte gërvishur revolja e tij TT 7.62 MM në prapanicë. Revolja e tij e kishte plumbin në tytë dhe aksidentalisht ose me qëllim kishte shkrepë dhe G. Th. ishte lënduar lehtë, por kishin shkruar edhe shtypi se ishte tentim i shumfishtë për vrasje, edhe pse e vërteta ishte se hajni i mituar ishte nxituar nga shokët e tij që të vidhte në shtëpinë e kryeministrit një çantë të lëkurës me kesh brenda me 400.000 euru para që ishin nga një marrëveshje për tregtinë e naftës greke OKTA në Kosovë”, tregon tutje Miftari.

Ish-agjenti thotë se Sylejmani nuk po tregon se pjesë e këtij komploti ishte edhe Sheremet Ahmeti.

“Ahmeti pos që kishte shërbyer milic deri vonë  Serbisë, pas luftës ishte shndërruar në kukullë të Hashim Thaçit dhe kishte larguar nga Policia e Kosovës kukulla tjera njëri ndër ra së bashku me pjesëtarin e URB-së, epror i lartë në Polici të Kosovës O. Musën, i cili kishte kryer misionin kundër ushtarve të UÇK-së, i kishin larguar një nga një nga Policia e Kosovës, ku punonin me nërshmëri dhe vet O. Musa ikë pastaj në Britani dhe kërkon azil politik si pjesëtarë i UEB-së edhe pse me Sheremetin, Hajredinin, Zenunin, Atifeten... i kishin larguar gjithë ata zyrtarë policor që nuk i shërbenin apo nuk i përshtatëshin Hashim Thaçit dhe klanit të tij”, thotë Miftari.

Miftari tregon se cilat rryma mbizotëronin Policinë e Kosovës, pas luftës.

“Ato rryma që luftonin për pozita dhe iu servilojshin ndërkombëtarëve ishte e LDK-së, që me Bujar Bukoshin përbëhej prej ish policëve të Serbisë nga sistemi komunist dhe nga ish-pjesëtarë të UDB-së që ishin shumica kundër integrimit të ushtarëve të UÇK-TMK-së në detyrë në Policinë e Kosovës, dhe ishte klani tjetër i servilëve ndërkombëtar të Hashim Thaçit në krye me Sheremet Ahmetin dhe Atifete Jahjagën e cila ishte më shumë eprore e Tomë Hakerit..., por interesant as klani i Hashim Thaçit nuk i donte ushtarët e UÇK-së në Polici të Kosovës, sidomos ata policë që nuk ishin nën urdhrat e klanit PRONTO, d.m.th. policisë të SHIK-ut dhe nëse doje të punoje ndershëm dhe vetëm me ligj në raste të rënda jo vetëm që përjashtoheshe nga puna por rrezikohej edhe jeta e policit, ose të priste naj proces i montuar dhe mund të përfundoje në burg për shumë vite, pasi në Kosovë nuk sundonte ligji por sundonte mafia ndërkombëtare dhe mafia e Kosovës, njëjtë siç nuk sundon ligji në Kosovë edhe sot”, përfundon Naim Miftari, i cili thotë se për çdo detaj të këtij rasti e merr përgjegjësinë edhe ligjore nëse këto të dhëna nuk i pëlqejnë dikujt, të shkruara dhe të arkivuara në dosje të këtij rasti në vitin 2008-2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat