“Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij”/ Sot thotë se s’i kujtohen mirë gjërat, por ja çka kishte deklaruar Gjergj Dedaj para disa vitesh

Politika

“Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij”/ Sot thotë se s’i kujtohen mirë gjërat, por ja çka kishte deklaruar Gjergj Dedaj para disa vitesh

Nga: M.L. Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Gjergj Dedaj, ish kryetar i Partisë Liberale të Kosovës e zëvendësministër në disa mandate qeveritare pasluftës, sot po jep dëshminë e tij para Prokurorit të Specializuar në Dhomat e Specializuara, lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Sot, Dedaj po dëshmon në favor të krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Por dikur ai kishte deklaruar se pikërisht njerëz nga UÇK-ja e kishin ndaluar dhe maltretuar në fshatin Qirez.

Dedaj, shumë vite më parë në emisionin “rubikon” do të deklaronte se ishin ndaluar nga UÇK-ja në një tubim në fshatin Qirez, bashkë me 12 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni Presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturuar edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretuar fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, do të rrëfente Gjergj Dedaj në emisionin Rubikon.

Por, sot si dëshmitari i 33-të i Gjykatës Speciale, Dedaj tha se nuk e ka parë kurrë Hashim Thaçin në Qirez, ndonëse sipas prokurorit, vet Thaçi ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Qirez ditën kur është ndaluar Dedaj.

Po ashtu, sot Dedaj mohoi të ketë qenë i arrestuar nga UÇK-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat